| PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME |
|
|
|
|
PROJEKTLIGJ Nr._____ datë _____ PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME NNe mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë VENDOSI:
KREU I Neni 1 Objekt i këtij ligji është vendosja e parimeve dhe rregullave të përgjithshme për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit, të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime dhe mbikëqyrjen nga shteti të subjekteve që marrin përsipër të ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj.
Neni 2 Ky ligj zbatohet për shoqëritë e sigurimit dhe të risigurimit, të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime, vendase dhe degëve të shoqërive të huaja, që ushtrojne veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të veprimeve që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e sigurimit.
Neni 3 Për qëllime të këtij ligji termat e mëposhtme kanë këtë kuptim: “sigurimi” nënkupton transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje financiare ose të një dëmi material nga i siguruari te siguruesi sipas një kontrate sigurimi “sigurim i detyruar” nënkupton sigurimin për të cilin ekziston një detyrim ligjor. “sigurimi vullnetar” nënkupton sigurimin për të cilin nuk ekziston një detyrim ligjor. “risigurim” nënkupton transferimin e një pjese të rrezikut nga shoqëria e sigurimit te shoqëria e risigurimit sipas një marrëveshje risigurimi. “bashkësigurimi” nënkupton veprimtarinë nëpërmjet së cilës dy ose më shumë sigurues marrin përsipër së bashku një rrezik sipas përqindjeve të përcaktuara në marrëveshjen e lidhur midis tyre. “rrezik” nënkupton pasigurinë në lidhje me një ngjarje të pritshme në të ardhmen, e cila shkakton dëm. “shoqëri sigurimi” nënkupton një person juridik me seli qendrore në territorin e Republikës së Shqipërisë, e licencuar për të ushtruar veprimtari sigurimi nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve në përputhje me këtë ligj. “shoqëri risigurimi” nënkupton një person juridik me seli qendrore në territorin e Republikës së Shqipërisë, e licencuar për të ushtruar veprimtari risigurimi nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve në përputhje me këtë ligj. “licencë” nënkupton aktin administrativ të dhënë me shkrim nga Komisioni i Mbikëqyjes së Sigurimeve, që i njeh të drejtën një personi fizik apo juridik të krijojë, ushtrojë dhe zgjerojë veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit. “i siguruar” nënkupton personin i cili ka nënshkruar një kontratë sigurimi me një shoqëri sigurimi. “sigurues” nënkupton shoqërinë e sigurimit, e licencuar sipas dispozitave të këtij ligji. “risigurues” nënkupton shoqërinë e risigurimit, e licencuar sipas dispozitave të këtij ligji. “përfituesi” nënkupton personin që gëzon të drejtën e dëmshpërblimit që rrjedhin nga kontrata e sigurimit. “veprimtari sigurimi” nënkupton nënshkrimin dhe zbatimin e kontratave të sigurimit, të lidhura midis shoqërisë së sigurimit dhe të siguruarit. “veprimtari risigurimi” nënkupton nënshkrimin dhe zbatimin e kontratave të risigurimit të lidhura midis shoqërisë së sigurimit dhe shoqërisë së risigurimit, për të siguruar atë pjesë të rrezikut që tejkalon mbulimin maksimal të përgjegjësive të shoqërisë së sigurimit. “Operacione që rrjedhin drejtpërsëdrejti nga veprimtaria e sigurimit dhe risigurimit” nënkupton vlerësimin e rrezikut, vlerësimin e dëmeve, shërbime aktuariale, ndërmjetësimi në shitjen e pjesës së mbetur të pasurisë së dëmtuar, konsulencën në sigurime dhe risigurime, shërbime intelektuale dhe teknike të lidhura me veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” “marrëveshje risigurimi” nënkupton një marrëveshje të përfunduar midis shoqërisë së sigurimit dhe risigurimit, që përcakton termat dhe kushtet për rreziqet që do të risigurohen. “ngjarje e siguruar “ nënkupton ngjarjen e parashikuar në kontratën e sigurimit, e cila, kur ndodh, i jep të drejtën të siguruarit të dëmshpërblehet nga siguruesi. “kontrata e sigurimit” nënkupton marrëveshjen me shkrim midis palëve, nëpërmjet të cilës siguruesi merr përsipër kundrejt pagesës së primit, për t’i ofruar të siguruarit një dëmshpërblim me vërtetimin e ngjarjes së sigurimit. “primi” nënkupton shumën e paguar menjëherë ose në mënyrë përiodike nga i siguruari siguruesit ose një person që vepron në emër të tij, me qëllim sigurimin ndaj një rreziku të përcaktuar në kontratën e sigurimit ose risigurimit. “prim bruto i shkruar” nënkupton primin e arkëtuar nga shoqëria e sigurimit sipas një kontrate sigurimi përpara zbritjes së komisioneve, shpenzimeve të marrjes në sigurim dhe primeve të ceduara në risigurim. “prim neto” nënkupton primin bruto të marrë sipas një kontrate sigurimi pasi zbritet pjesa e primit e ceduar në risigurim. “prim i fituar” nënkupton pjesën e primit të shkruar sipas kontratës së sigurimit ose risigurimit, e cila i përket vitit aktual fmanciar, pavarësisht nga arkëtimi i tij. “prim i pafituar” nënkupton pjesën e primit të shkruar sipas kontratës se sigurimit ose risigurimit, e cila i përket vitit të ardhshëm financiar, pavarësisht nga arkëtimi i tij. “kuota të fituara” nënkupton pjesën e primit të arkëtuar në vitin financiar nga shoqëria e sigurimit të jetës “cedim” nënkupton kalimin e një pjese rreziku të siguruar nga një shoqëri sigurimi në një shoqëri risigurimi “dëmi” nënkupton hurnbjen financiare ose jo financiare të shkaktuar nga ndodhja e rrezikut të siguruar. “dëmshpërblim” nënkupton shumën e paguar për një humbje financiare ose jo financiare sipas një kontrate sigurimi me ndodhjen e rrezikut të siguruar. “vlerësues dëmi” nënkupton personin fizik ose juridik i licensuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, i cili merret me vlerësimin e dëmeve të ndodhura. “provigjon teknik” nënkupton një shumë të llogaritur në bazë të një parashikimi dhe sipas mënyrave aktuariale të caktuara, e cila i shërben siguruesit për të mbuluar përgjegjësitë që lindin nga kontratat e sigurimit. “aftësi paguese” nënkupton aktivet e shoqërisë së siguruesit të lira nga çdo detyrim ose përgjegjësi pas zbritjes të elementeve të patrupëzuara, e cila shërben për të garantuar në vazhdimësi plotësimin e detyrimeve të përgjegjësive të kontraktuara gjatë veprimtarisë së sigurimit, nga burimet e veta. “fond garancie” nënkupton një shumë në mjete monetare e depozituar në një llogari bankare qëllimore me të njëjtin emër, në njërën nga bankat në territorin e Republikës së Shqipërisë, atje ku shoqëria ka selinë qendrore të saj, e detyrueshme për t’u disponuar nga siguruesi që nga momenti i fillimit të veprimtarisë dhe në vazhdim. “portofol sigurimi” nënkupton tërësinë e kontratave të sigurimit të një klase ose të disa klasave të sigurimeve të përfunduara nga një sigurues. “aktuar” nënkupton një matematicien, i kualifikuar edhe në statistikë dhe kontabilitet i autorizuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, i cili është përgjegjës për llogaritjen e primeve, provigjoneve teknike, dividentëve dhe tabelave të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. “menaxhimi i rrezikut” nënkupton tërësinë e metodave dhe të rregullave që përdoren nga shoqëria e sigurimit ose risigurimit për përcaktimin, vlerësimin dhe analizimin e të gjitha rreziqeve të mundshme, me qëllim shmangien e humbjeve financiare. “veprimtari ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime” nënkupton ofrimin, negocimin, nënshkrimin dhe shitjen e kontratave të sigurimit ose risigurimit, e cila ushtrohet nga persona fizik ose juridik të licensuar nga KMS. “agjent” nënkupton një person fizik ose juridik i licencuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe i autorizuar nga shoqëria e sigurimit për të kryer veprimtari ndërmjetësimi ne sigurime, ne emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit. “broker në sigurime dhe risigurime” nënkupton një person fizik ose juridik i licencuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe i autorizuar nga i siguruari për të ushtruar vepnmtari ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime, në emër të tij. “garanci fmanciare” nënkupton një shumë mjetësh monetare të bllokuara, e cila depozitohet nga brokeri në momentin e krijimit në banka të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për llogari të “Autoritetit” dhe ruhet gjatë gjithë veprimtarisë së tij. “sigurimi i përgjegjësisë profesionale” nënkupton sigurimin kundrejt përgjegjësive ligjore ndaj palëve të treta për humbje ose dëmtime të shkaktuara nga neglizhenca, gabime ose moskryerje të veprimeve profesionale të vetë personit ose të punësuarit prej tij. “Drejtoria” nënkupton organin më të lartë drejtues të një shoqërie sigurimi ose risigurimi, i zgjedhur me votim nga Këshilli Mbikëqyrës. “Drejtor” nënkupton çdo person fzik që në aktin e emërimit cilësohet si i tillë. “degë” nënkupton njësinë organizative që krijohet e veçuar nga selia qendrore e shoqërisë, e cila vepron si pjesë e saj brenda funksioneve të përcaktuara nga shoqëria mëmë dhe që ushtron të njëjtën veprimtari ne emar dhe për llogari të shoqërisë mëmë. “zyra përfaqësimi” nënkupton njësinë organizative të shoqërisë së huaj të sigurimit ose risigurimit, që nuk ushtron veprimtari sigurimi ose risigurimi dhe promovon interesat e shoqërisë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 4 Shoqëria e sigurimit, dega e shoqërisë së huaj e kufizon objektin e veprimtarisë vetëm në veprimtari sigurimi, risigurimi dhe operacionet që rrjedhin drejpërdrejt nga këto veprimtari, duke përjashtuar çdo veprimtari tjetër tregtare.
Neni 5 Nuk lejohet sigurimi i drejtpërdrejtë pranë një shoqërie të huaj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për një rrezik që i përket një personi, një sendi ose një përgjegjësie që gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Dispozita e paragrafit të parë të këtij neni nuk zbatohet për sigurimin e rreziqeve të lidhura me transportin detar dhe ajror. “Autoriteti”, ne shmangie të dispozitës së paragrafit të parë të këtij neni, mund të autorizojë sigurime të drejtpërdrejta pranë një shoqëre të huaj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ato raste kur rreziku nuk mbulohet nga shoqëria vendase apo dega e shoqërisë së huaj që ushtron veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 6 Shoqëria e sigurimit mund të risigurojë pjesë të përgjegjësive që ka kontraktuar me të siguruarit, tek shoqëritë risiguruese vendase dhe degët e shoqërive të huaja risiguruese të licensuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pavarësisht sa është parashikuar në nenin 5 të këtij ligji shoqëria e sigurimit mund të risigurojë pjesë të përgjegjësive që ka kontraktuar me të siguruarin në shoqëritë e huaja risiguruese që nuk kanë degë në Republikën e Shqipërisë. Shoqëritë e sigurimit vendase, të licencuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji për të ushtruar veprimtari sigurimi dhe/ose risigurimi, mund të ushtrojnë veprimtari risigurimi vetëm me miratimin të “Autoritetit”. Shoqëria e sigurimit është përgjegjëse e vetme ndaj të siguruarve, nënshkrues apo përfitues të kontratave të sigurimit, pamvarësisht se për mbulimin e përgjegjësive që ka marrë përsipër është risiguruar.
Neni 7 Veprimtaria e sigurimit ushtrohet ne përputhje me klasat e mëposhtme: A. Klasifikimi i rreziqeve në përputhje me klasat e sigurimeve. 1. Sigurimi i aksidenteve (përfshirë plagosjet industriale dhe sëmundjet profesionale) mbulon: 2. Sigurimi i sëmundjeve mbulon: 3. Sigurimi i mjeteve tokësore (të ndryshme nga ato që lëvizin mbi shina) mbulon dëmtimet ose humbjet nga: 4. Sigurimi i mjeteve lëvizëse mbi shina mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet lëvizëse mbi shina. 5. Sigurimi i avionëve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga mjetet ajrore. 6. Sigurimi i anijeve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga: 7. Sigurimi i mallrave në transport (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera të sendeve) mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet e mallrave gjatë transportit ose bagazhet, pavarësisht nga mënyra e transportit. 8. Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës mbulon dëmtimin ose humbjen e sendeve (të ndryshme nga ato të përfshira në pikat 3, 4, 5, 6 dhe 7) të shkaktuara nga: 9. Sigurimi i dëmtimeve të tjera të pasurisë mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet në pasuri (të ndryshme nga ato që përfshihen në pikat 3, 4, 5, 6 dhe 7) kur dëmi është shkaktuar nga breshëri ose ngrica dhe çdo ngjarje e tillë si vjedhja, të ndryshme nga ato të përmendura në piken 8. 10. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i automjeteve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i automjeteve mbi tokë (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit). 11. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i avionëve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i avionëve (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit). 12. Sigurimi i përgjegjësive civile për anijet (detare, të liqeneve dhe lumenjve, si dhe ato të kanaleve) mbulon të gjitha, përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i anijeve ose barkave (anije të vogla) që lundrojnë në det, liqene, lumenj dhe kanale lundrimi (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit). 13. Sigurimi i përgjegjësive civile të përgjithshme mbulon të gjitha përgjegjësitë, përveç atyre të përmendura në pikat 10, 11 dhe 12. 14. Sigurimi i kreditit mbulon: 15. Sigurimi i garancive mbulon: 16. Sigurimi i humbjeve të ndryshme financiare mbulon humbjet financiare të shkaktuara si pasoje e: 17. Sigurimi i mbrojtjes ligjore mbulon: 18. Sigurimi i asistencës (ndihmës) mbulon: 19. Sigurim jete - vdekje mbulon: 20. Sigurim martese - lindje mbulon: 21. Sigurim jete i lidhur me fonde të investimeve mbulon: 22. Sigurimi i administrimit të fondeve kolektive mbulon: 23. Sigurimi i fondeve për pagesa, i cili mbulon sigurimin e jetës së bazuar në llogaritjet aktuariale, sipas së cilës, në këmbim të një pagese të vetme ose periodike të rënë dakord paraprakisht, i siguruari dëmshpërblehet për përiudhën e caktuar dhe shumën përkatëse. B. Klasifikimi në grupe sigurimi. Veprimtaria e sigurimit që mbulon më shumë se një klasë sigurimi do të klasifikohet në grupe sigurimi si me poshtë: 1. Klasat nr.1 dhe 2 do të emërtohen “Sigurim i aksidenteve dhe shëndetit”. 2. Klasat nr.1. (paragrafi i katërt), 3, 7 dhe 10 do të emërtohen “Sigurime motorrike”. 3. Klasat nr.1 (paragrafi i katërt) 4, 6, 7 dhe 12 do të emërtohen “Sigurimi i marinës dhe i transportit”. 4. Klasat nr.l (paragrafi i katërt) 5, 7 dhe 11 do të emërtohen “Sigurimi i avionëve”. 5. Klasat nr.8 dhe 9 do të emërtohen “Sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë”. 6. Klasat nr.10, 11, 12 dhe 13 do të emërtohen “Sigurim i përgjegjësive”. 7. Klasat nr.14 dhe 15 do të emërtohen “Sigurimi i kreditit dhe i garancisë”. 8. Klasat nr. 19, 20, 21, 22 dhe 23 do të emërtohen “Sigurimi i jetës”. C. Klasat e sigurimeve të parashikuara në paragrafm A të këtij neni do të grupohen si më poshtë: 1. Sigurimi Jo-Jetës mbulon klasat e sigurimeve nga 1 deri 18 të paragrafit A të këtij neni. 2. Sigurimi i Jetës mbulon klasat nga 19 deri 23 të paragrafit A të këtij neni.
Neni 8 Veprimtaria e sigurimit ushtrohet nga:
Veprimtaria e sigurimit nuk lejohet të ushtrohet nga asnjë person tjetër juridik përveç atyre të parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni.
Neni 9 Shoqëria që ushtron veprimtari sigurimi për klasat e Jetës, parashikuar në paragrafin C të nenit 7 të këtij ligji, nuk ushtron në të njëjtën kohë veprimtari sigurimi për klasat e Jo-Jetës dhe anasjelltas. Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë të këtij neni, shoqëria e risigurimit mund të ushtrojë veprimtari risigurimi për klasat e Jetës dhe Jo-Jetës.
Neni 10 Shoqëria e sigurimit që është licensuar për të ushtruar veprimtarinë sigurimit të jetës në klasat 19 dhe 21 të nenit 7, në përjashtim nga paragrafi i parë i nenit 9 të këtij ligji, mund të autorizohet nga “Autoriteti”, të bëjë drejtpërsëdrejti në cilësinë e sigurimeve aksesore ose suplementare, për rreziqe që i përkasin klasave të sigurimeve 1 dhe 2, në përputhje me nenin 7 të këtij ligji, përkatësisht rreziqet e dëmtimeve trupore që përfshijnë paaftësinë profesionale, vdekjen aksidentale ose invaliditetin e rrjedhur nga aksidenti ose sëmundja. Shoqëria e sigurimit që është licensuar për të ushtruar veprimtarinë e sigurimit të Jo-Jetës për një ose disa klasa sigurimi në përputhje me nenin 7 të këtij ligji, mbulon rreziqet aksesore që përfshihen në një klasë tjetër nëqoftëse përmbushen kushtet që vijojnë:
Neni 11 Shpenzimet e çdo natyre për mbikëqyrjen nga ana e shtetit nëpërmjet “Autoritetit” të veprimtarisë së sigurimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, përballohen nga kontributet e shoqërive të sigurimit dhe degët e shoqërive të huaja të sigurimit. Kontributet janë deri 1,5 për qind e shumës të primeve bruto të arkëtuara dhe kuotave të fituara gjatë vitit financiar. Kontributet derdhen në llogarinë e “Autoritetit” nga çdo shoqëri sigurimi apo degë e shoqërisë së huaj të sigurimit, çdo muaj, brenda datës 10 të muajit pasardhës. Derdhja do të bëhet në llojin e monedhës që arkëtohet primi ose kuota e sigurimit. Në fund të çdo viti fnanciar “Autoriteti” bën rakordimin përkatës me shoqëritë apo degët e shoqërive të huaja. “Autoriteti” aplikon komisione për përballimin e shpenzimeve të shqyrtimit dhe korrespondencës për dhënie dhe rinovim licensa, autorizime dhe miratime. Komisionet përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 12 Shoqëria e sigurimit e licencuar për të ushtruar veprimtari në sigurimet motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, përpara fillimit të veprimtarisë bëhet anetare e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS).
Neni 13 Shoqëritë e sigurimit, risigurimit, ndërmjetësit, aktuarët dhe vlerësuesit e dëmeve mund të bashkohen në shoqata kombëtare profesionale, si dhe të bëhen anëtarë të shoqatave ndërkombëtare.
KREU II Neni 14 Shoqëria e sigurimit themelohet si shoqëri anonime, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për shoqëritë tregtare”, përveç rasteve kur në këtë ligj është parashikuar ndryshe.
Neni 15 Aksioner i një shoqërie sigurimi është personi fizikë ose juridikë që plotëson kërkesat e këtij ligji dhe kërkesat e përcaktuara nga “Autoriteti”. Aksioner i një shoqërie sigurimi në themelim e sipër nuk duhet të jetë një person që është subjekt i procedurave të likuidimit dhe falimentimit. Aksioner i një shoqërie sigurimi në themelim e sipër, nuk duhet të jetë një person të cilit me ligj i është ndaluar të jetë themelues i një shoqërie tregtare.
Neni 16 Pjesëmarrja influencuese, nënkupton zotërimin e drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë nga një person fizik ose juridik, të aksioneve në një shoqëri sigurimi, në bazë të të cilave, personi fizik ose juridik zotëron 10% ose më shumë të aksioneve me të drejtë vote në kapitalin e shoqërisë, pjesëmarrje e cila i jep të drejtën e vendimarrjes në këtë shoqëri sigurimi. Zotërues jo i drejtpërdrejtë i aksioneve dhe i të drejtave të votës do të jetë një person i cili në emër të personit tjetër ka përfituar aksione ose të drejtë vote. Një person do të konsiderohet zotërues jo i drejtpërdrejtë i aksioneve dhe të drejtës së votës nëse zotëruesi i drejtpërdrejtë i tyre është i lidhur me atë person. Në kuptim të paragrafit të tretë të këtij neni do të konsiderohen persona të lidhur me njëri-tjetrin, kur njëri prej tyre është bashkëshorti, prindi ose fëmija e tij.
Neni 17 Shoqëria e sigurimit duhet të ketë një kapital themeltar, pa përfshirë kontributet në natyrë, jo më të vogël se vlerat e përcaktuara të fondit të garancisë, të parashikuara në nenin 98 të këtij ligji. Shoqëria e sigurimit përveç kapitalit themeltar të parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, duhet të ketë edhe fond shtesë për të mbuluar shpenzimet e themelimit, funksionimit dhe administrimit, i cili në çdo rast nuk duhet të jetë më i vogël se 5% e kapitalit themeltar. (Këtu më poshtë i quajtur “fond për shpenzime nisje”) Çdo aksioner duhet të depozitojë për llogari të shoqërisë që kërkon të licensohet, vlerat respektive të kapitalit themeltar në mjete monetare të parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, si dhe fondin për shpenzimet e nisjes, sipas paragrafit të dytë të këtij neni, në një llogari qëllimore, në njërën nga bankat në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku shoqëria do të ketë selinë qendrore të saj. Në kuptim të paragrafit të tretë të këtij neni, depozitimi evidentohet nga një çertifikatë bankare e hartuar në momentin e kryerjes së depozitimit të fondeve, sipas listës së aksionerëve, ku janë evidentuar shumat e depozituara nga secili prej tyre. Kapitali themeltar i shoqërisë së sigurimit duhet të përbëhet të paktën në dy të tretat e tij nga mjete monetare. Pas rregjistrimit të shoqërisë në rregjistrin tregtar, aksionet e shoqërisë së sigurimit detyrimisht regjistrohen në Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve në Republikën Shqipërisë. Çdo ndryshim që pëson kapitali i shoqërisë së sigurimit gjatë veprimtarisë, regjistrohet në Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve.
Neni 18 Çdo aksioner jep infonnacion për burimin e kapitalit themeltar sipas kritereve të përcaktuara nga “Autoriteti”. Kapitali themeltar nuk përbëhet nga: hua nga publiku, kredi nga banka dhe paradhënie nga subjekte dhe palë të treta.
Neni 19 Shoqëria e sigurimit përjashtohet nga detyrimi i krijimit të provigjoneve të domosdoshme të parashikuar ne ligjin “Për shoqëritë tregtare”.
KREU III Seksioni I Neni 20 Për të ushtruar veprimtari sigurimi, shoqëria dhe dega e shoqërisë së huaj duhet të licencohet nga “Autoriteti”. Shoqëria e sigurimit ushtron veprimtari sigurimi vetëm për klasat që është licensuar nga “Autoriteti”. Shoqëria licencohet si:
Licenca është e pakufizuar në kohë, e patransferueshme dhe e patregtueshme. Licensa jepet për një klasë sigurimesh dhe mbulon tërë klasën, përveç rasteve kur shoqëria kërkon të mbulojë vetëm një pjesë të rreziqeve që i përkasin k1asës së sigurimeve sipas parashikimeve të pikës (a) nenit 7 të këtij ligji. Licensa jepet edhe sipas klasikimit të parashikuar në pikën (b) të nenit 7 të këtij ligji.
Neni 21 Shoqëria e sigurimit pajiset me licencë për ushtrim veprimtarie nga “Autoriteti” (këtu më poshtë: licencë për ushtrim veprimtarie). Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj, pajiset me licencë nga “Autoriteti”për çdo klasë të re sigurimi, përtej atyre për të cilat ajo ka qenë e licencuar më parë (këtu më poshtë: licencë për zgjerim veprimtarie). Një shoqëri e huaj sigurimi, pajiset me licencë nga “Autoriteti” për krijimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së degës së saj në Republikën e Shqipërisë (këtu më poshtë: licencë për ushtrim veprimtarie të degës së shoqërisë së huaj) “Autoriteti” vendos komisione për shpenzimet e përpunimit, korrespondencave zyrtare, verifikimeve të ndryshme të domosdoshme për dhënien e licencave. Këto komisione nuk rimbursohen.
Neni 22 Licencimi i veprimtarisë së sigurimit përfshin dy faza:
E drejta për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së sigurimit lind vetëm pasi shoqëria dhe dega e shoqërisë së huaj të sigurimit është pajisur me licencë nga “Autoriteti”.
Neni 23 Shoqëria e sigurimit paraqet me shkrim pranë “Autoritetit” një kërkesë me shkrim për ushtrim veprimtarie sigurimi e cila shoqërohet me:
“Autoriteti” ka të drejë të kërkojë informacione të tjera shtesë, përveç sa parashikohet më sipër, mosdhënia e të cilave përbën shkak për refuzimin e miratimit paraprak të licencës.
Neni 24 Programi i veprimtarisë i parashikuar në nënparagrafin (dh), të paragrafit të parë të nenit 23, hartohet për tre vitet e para dhe përmban:
Plani biznesit për tre vitet e para përmban:
Për klasen 18 të nenit 7 të këtij ligji jepen të dhëna për mjetet materiale, personelin si dhe mjetet financiare të destinuara për përballimin e këtyre shpenzimeve. Shoqëria që kërkon të ushtrojë veprimtari në sigurimin e jetës dhe sigurimeve aksesore të parashikuara në paragrafin e parë të nenit 10 të këtij ligji, programi i veprimtarisë, hartohet për shtatë vitet e para. Për operacionet e sigurimit që përmbajnë detyrime, zbatimi i të cilave varet nga kohëzgjatja e jetës dhe operacionet e lidhura me sigurime aksesore të parashikuara në nenin 10 të këtij ligji, shoqëria e sigurimit paraqet në programin e veprimtarisë të dhënat shtesë që vijojnë:
Këto të dhëna duhet të jenë të nënshkruara nga aktuarë të çertifikuar. Nëse shoqëria kërkon të licensohet si shoqëri risigurimi, programi i veprimtarisë përmban parimet drejtuese të politikës së risigurimeve.
Neni 25 “Autoriteti” brenda 6 muajve nga data e pranimit të kërkesës për licencë jep ose refuzon miratimin paraprak dhe njofton me shkrim shoqërinë për vendimin e saj. Në kuptim të paragrafit të parë të këtij neni, data e pranimit të kërkesës për licencë është data kur shoqëria ka plotësuar të gjitha kërkesat e këtij ligji dhe rregulloreve të “Autoritetit”.
Neni 26 “Autoriteti” jep miratimin paraprak në rast se shoqëria ka plotësuar kërkesat e këtij ligji, regulloreve të tij dhe krijon bindjen se:
“Autoriteti” refuzon miratimin paraprak në rast se, shoqëria nuk ka përmbushur kushtet e kërkuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. “Autoriteti” shpjegon arsyet në bazë të të cilave, informacioni i paraqitur nga shoqëria, vlerësohet i pamjaftueshëm dhe përbën shkak për refuzimin e miratimit paraprak.
Neni 27 Vendimi i “Autoritetit” për miratim ose refuzim paraprak duhet të jetë i argumentuar dhe i bëhet e ditur shoqërisë me shkrim, brenda 10 ditëve kalendarike, nga data e marrjes së vendimit përkatës.
Neni 28 Pas marrjes së miratimit paraprak, shoqëria regjistrohet në regjistrin tregtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, si shoqëri sigurimi.
Neni 29 Shoqëria e sigurimit pajiset me licencë për “ushtrim veprimtarie sigurimi”, pasi të ketë depozituar në “Autoritet” sa më poshtë:
“Autoriteti” përveç kërkesave të parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni ka të drejtë të kërkojë informacion shtese në lidhje me dokumentacionin e paraqitur, mosdhënia e të cilave mund të përbëjë shkak për refuzimin e licencës.
Neni 30 “Autoriteti” shqyrton brenda dy muajve nga data e depozitimit të dokumentave të plotësura sipas nenit 29 të këtij Ligji, dhe merr vendim. “Autoriteti” ka të drejtë të shtyjë afatin e shqyrtimit, të parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, deri në tre muaj, në raste objektivisht të vërtetueshme, për të cilat Autoritetit i duhet koha e nevojshme.
Neni 31 “Autoriteti” jep licencën në rast se shoqëria ka plotësuar kërkesat e nenit 29 të këtij ligji ose refuzon atë nëse nuk janë përmbushur këto kërkesa. Në rastin e refuzimit të licensës nga “Autoriteti”, shoqëria mund të ankimohet sipas parashikimeve të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
Neni 32 Licenca për ushtrim veprimtarie botohet në Fletoren Zyrtare. Vendimi për dhënien e licencës hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Shoqëria e sigurimit informon me shkrim “Autoritetin” për datën e fillimit të veprimtarisë së saj. Shoqëria e sigurimit fillon punë brenda 6 muajve nga data e marrjes së licencës.
Neni 33 Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit tërhiqet në rastet e mëposhtme:
“Autoriteti” merr vendim për tërheqjen e licencës në rastet e parashikuara në paragrafm e parë të këtij neni dhe njofton shoqërinë e sigurimit brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj me marrjen e njoftimit për tërheqjen e licencës për ushtrim veprimtarie:
Neni 34 Vendimi për tërheqjen e licencës botohet në Fletoren Zyrtare. “Autoriteti” dërgon vendimin për botim brenda 5 ditëve nga data e marrjes së tij.
Neni 35 Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj, e cila ka marrë licencë “për ushtrim veprimtarie” sigurimi për një apo disa klasa, duhet të marrë nga “Autoriteti” licencë për “zgjerim veprimtarie” për të ushtruar veprimtari në klasa të tjera sigurinii përveç atyre për të cilat është licencuar më parë. Kërkesa për licencim, për “zgjerim veprimtarie” referuar paragrafit të parë të këtij neni, bëhet me shkrim e shoqëruar me:
Neni 36 “Autoriteti” brenda tre muajve nga data e depozitimit të kërkesave të plotësura sipas nenit 35 miraton ose refuzon licencën “Zgjerim veprimtarie” sigurimi. “Autoriteti” ka të drejtë të shtyjë afatin e shqyrtimit të parashikuar në paragrafm e parë të këtij neni deri në 1 muaj, në raste objektivisht të vertetueshme, për të cilat Autoritetit i duhet koha e nevojshme.
Neni 37 “Autoriteti” miraton licencën në rast se shoqëria ka plotësuar kërkesat e nenit 35 të këtij ligji. “Autoriteti” refuzon kërkesën për licencë për zgjerim veprimtarie në rast se:
Neni 38 Vendimi i “Autoritetit”, për miratimin ose refuzimin e licencës “për zgjerim veprimtarie”, duhet të jetë i arsyetuar dhe i bëhet e ditur shoqërisë me shkrim brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit përkatës. Vendimi për dhënien e licencës për zgjerim veprimtarie hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 39 Shoqëria e huaj e sigurimit paraqet në “Autoritet”, një kërkesë me shkrim në gjuhen shqipe për licencimin e degës së saj, të shoqëruar me:
Dokumentat e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, paraqiten në gjuhën shqipe. Dega mban një kontabilitet të veçantë për veprimtarinë që ushtron në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe mban të gjitha dokumentet që lidhen me këtë veprimtari.
Neni 40 Administratori i degës së shoqërisë së huaj duhet të jetë person rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të ketë kualifikime dhe përvojë profesionale të mjaftueshme, si:
Neni 41 Për dhënien ose refuzimin e licencës për degën e shoqërisë së huaj të sigurimit janë të zbatueshme nenet 20,21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31 ,32 dhe 33 të këtij ligji.
Neni 42 “Autoriteti” mban regjistër të veçantë, ku për secilën shoqëri apo degë të shoqërisë së huaj të licencuar, regjistrohet emri, adresa e vendndodhjes së selisë të shoqërisë apo degës së shoqërisë së huaj, numri i licensës, data e dhënies së licensës, klasat për të cilat është licensuar, aksionerët, pjesëmarrjet e tyre ne kapitalin e shoqërisë si dhe çdo ndryshim që pëson shoqëria gjatë ushtrimit të veprimtarisë. Shoqëria e sigurimit, dega e shoqërisë së huaj me licencë të tërhequr çregjistrohet nga regjistri i Autoritetit.
Seksioni II Neni 43 Shoqëria e sigurimit për të ushtruar veprimtari sigurimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të marrë më parë miratimin e “Autoritetit”. Kërkesa e shoqërisë së sigurimit bëhet me shkrim duke u shoqëruar me:
“Autoriteti” brenda një periudhe tre mujore shqyrton, dhe merr vendim në lidhje me kërkesën e shoqërisë për ushtrim veprimtarie jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. “Autoriteti” njofton me shkrim shoqërinë e sigurimit brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimn për miratimin ose refuzimin e kërkesës.
Neni 44 Shoqëria e huaj për hapjen e zyrës së përfaqësimit bën kërkesë me shkrim në gjuhen shqipe dhe e paraqet në “Autoritet” të shoqëruar me:
Dokumentacioni i kërkuar në paragrafin e parë të këtij neni, paraqitet në gjuhën shqipe. “Autoriteti” brenda një periudhe një mujore shqyrton, dhe merr vendim në lidhje me kërkesën e shoqërisë së huaj për zyrë përfaqësimi në Republikën e Shqipërisë. “Autoriteti” njofton me shkrim shoqërinë e sigurimit, të huaj brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit për miratimin ose refuzimin e kërkesës. Zyra e përfaqësimit regjistrohet në Gjykatë pasi ka marrë miratimin nga “Autoriteti”.
Neni 45 Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj mund të trasnferojë tek një ose disa shoqëri sigurimi të tjera të liçensuara, me miratim të “Autoritetit” tërësinë ose një pjesë të portofolit të kontratave të tyre me të gjitha detyrimet dhe të drejtat. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj lidh marrëveshje me një shoqëri tjetër sigurimi (shoqëri pranuese) për transferimin e kontratave të sigurimit të një ose disa klasave të sigurimit. Kërkesa për transferim u bëhet e ditur kreditorëve me një lajmërim në fletoren zyrtare duke i lënë një afat prej 1 muaji nga data e botimit të zgjidhin kontratat e tyre. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj përveç sa është parashikuar nëe paragrafin e parë të këtij neni, transferon dhe aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike, të barabarta me provigjonet teknike dhe matematike, të përllogaritura për të mbuluar përgjegjësitë e portofolit që do të transferohet. Transferimi i portofoleve të sigurimit nuk kërkon miratimin e të siguruarve. “Autoriteti” miraton transferimin nëse e çmon se është në pajtim me interesat e kreditorëve dhe të të siguruarve. Marrëveshja referuar paragrafit të parë të këtij neni do të hyjë në fuqi në datën në të cilën “Autoriteti” miraton transferimin e portofolit. Shoqëria e sigurimit që pranon portofolin e transferuar të sigurimit, njofton të siguruarit brenda 10 ditëve kalendarike, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të “Autoritetit” për miratimin e transferimit të portofolit, nëpërmjet publikimit, në të paktën dy gazeta të përditshme kombëtare, për 5 ditë të njëpasnjëshme. Shoqëria e sigurimit transferon portofolin në:
Neni 46 Kërkesa për transferim portofoli bëhet me shkrim nga shoqëria transferuese ose dega e shoqërisë së huaj dhe i paraqitet “Autoritetit” duke u shoqëruar me:
Neni 47 “Autoriteti” brenda tre muajve nga data e depozitimit të dokumentacionit, shqyrton kërkesën për transferimin e portofolit.
Neni 48 “Autoriteti” miraton transferimin e portofolit në qoftë se shoqëria transferuese ka plotësuar, kërkesat e nenit 46 të këtij ligji dhe shoqëria pranuese zotëron, duke marrë parasysh dhe transferimin e portofolit, një nive1 aftësie paguese, të barabartë me atë të kërkuar si dhe fondin e garancisë. Në rastin kur shoqëria pranuese është degë e një shoqërie të huaj, “Autoriteti” merr vendim, vetëm nëse Autoriteti mbikëqyrës i vendit të origjinës jep miratimin me shkrim për sa më sipër. “Autoriteti” refuzon kërkesën për transferimin e portofolit në qoftë se vlera e aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike është më e ulët sesa vlera e provigjoneve që duhet të depozitoheshin përkundrejt portofolit të sigurimit që do të transferohet ose kur “Autoriteti” çmon se ky transferim rrezikon interesat e të siguruarve. “Autoriteti” refuzon kërkesën për transferimin e portofolit në qoftë se shoqëria pranuese nuk plotëson kërkesat ligjore për klasat e sigurimeve që i përkasin portofolit që transferohet, ose në qoftë se me pranimin e portofolit gjendja financiare e shoqërisë pranuese përkeqësohet. “Autoriteti” refuzon kërkesën nëse shoqëria pranuese nuk është e licensuar për ushtrimin e veprimtarisë në klasat e sigurimeve që i përkasin portofolit që transferohet. “Autoriteti” brenda një muaji nga data e depozitimit të kërkesave të plotësuara sipas parashikimeve të nenit 46 të këtij ligji miraton ose refuzon transferimin e portofolit.
Neni 49 Vendimi i “Autoritetit” për miratimin ose refuzimin e transferimit të portofolit duhet të jete i argumentuar dhe i bëhet e ditur shoqërisë së sigurimit ose degës së shoqërisë së huaj me shkrim brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit përkatës. Vendimi për transferimin e portofolit hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 50 Një shoqëri sigurimi ose degë e shoqërisë së huaj ka të drejtë të lidhë marrëveshje me një shoqëri tjetër sigurimi, një person fizik apo juridik, për kalimin në sipërmarrje të funksioneve të veçanta të veprimtarisë së saj. Për qëllime të këtij ligji, do të konsiderohen funksione të veçanta:
Neni 51 Shoqërisa e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj për dhënien në sipërmarrje të funksioneve të veçanta, bën kërkesë me shkrim në Autoritet të shoqëruar me:
“Autoriteti” brenda një periudhe një mujore shqyrton dhe merr vendim në lidhje me kërkesën e shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj për dhënien në sipërmarrje të funksioneve të veçanta të saj. “Autoriteti” njofton me shkrim shoqërinë e sigurimit apo degën e shoqërisë së huaj brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit.
Neni 52 “Autoriteti” miraton dhënien në sipërmarrje të funksioneve të veçanta të shoqërisë së sigurimit në qoftë se plotësohen kërkesat e parashikuara në nenin 51 të këtij ligji. “Autoriteti” refuzon dhënien në sipërmarrje në qoftë se rrezikohen interesat e të siguruarve. “Autoriteti” refuzon dhënien në sipërmarrje, në qoftë se vështirësohet ose bëhet e pamundur mbikëqyrja e veprimtarisë së sigurimit.
Neni 53 Dispozitat e këtij ligji për mbikëqyrjen e shoqërive të sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj i nënshtrohen edhe personat fizikë apo juridikë që do të kryejnë funksione të veçanta të dhëna në sipërmarrje. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj me kërkesën e “Autoritetit” paraqet të dhëna në lidhje me statusin juridik, gjendjen financiare dhe veprimtarinë e personit juridik me të cilën ka nënshkruar një kontratë për dhënien në sipërmarrje. “Autoriteti” revokon miratimin e dhënë më parë nëse:
Neni 54 Bashkimi ose ndarja e shoqërisë së sigurimit bëhet vetëm me miratimin e Autoritetit”. Për shoqëritë e sigurimit të jetës, duhet të paraqitet në Autoritet një raport i hartuar nga një aktuar i autorizuar nga Autoriteti, që vërteton se bashkimi ose ndarja nuk është në kundërshtim me interesat e policmbajtësve, të shoqërisë të sigurimit dhe të shoqërive të përfshira në këtë transaksion. “Autoriteti” shqyrton kërkesën për bashkim ose ndarje dhe merr vendim referuar paragrafit të parë të këtij neni, pasi janë plotësuar kushtet dhe procedura e përcaktuar me rregullore të “Autoritetit”. “Autoriteti” vendos për bashkimin e shoqërive të sigurimit vetëm pasi është marrë nga shoqëritë e sigurimit miratimi për bashkim nga Autoriteti i Konkurrences.
Neni 55 Shoqëritë e sigurimit, përpara se t’i dërgojnë Asamblesë së Jashtëzakonshme të çdo ndryshimi të statutit të tyre, marrin miratimin e “Autoritetit”. “Autoriteti” shprehet me shkrim për miratimin ose refuzimin e ndryshimeve në statut brenda dy muajve nga data e depozitimit të ndryshimeve të projektstatutit. Në rast refuzimi, KMS-ja njofton me shkrim shoqërinë. Shoqëria e sigurimit merr miratim nga “Autoriteti” përpara çdo ndryshimi të emrit të shoqërisë së sigurimit duke argumentuar ndryshimin e kërkuar, ndryshimin e anëtarëve të Drejtorisë, ekspertit kontabël, anëtarëve të komitetit të kontrollit të brendshëm. “Autoriteti” brenda një periudhe një mujore miraton ose refuzon kërkesën e shoqërisë së sigurimit për ndryshimet e kërkuara. Dega e shoqërisë së huaj depoziton në “Autoritet” çdo ndryshim që i përket statutit të shoqërisë së huaj të sigurimit, degë e të cilës ajo është, brenda tre muajve nga data e ndryshimit. Dega e shoqërisë së huaj depoziton në “Autoritet” dhe në Gjykatë çdo ndryshim të emrit të shoqërisë së huaj, degë e të cilës ajo është, brenda një muaji nga data e ndryshimit në vendin e origjinës.
Neni 56 Zotërimi i aksioneve në një shoqëri sigurimi, ku një aksioner drejtpërsëdrejti ose jo drejtpërsëdrejti, arrin ose tejkalon nivelin e pjesëmarrjes influencuese (aksioner influencues), të parashikuar në paragrafin e parë të nenit 16 të këtij ligji, bëhet vetëm me miratim të “Autoritetit”. “Autoriteti” përveç sa është parashikuar në paragrafm e parë të këtij neni, miraton edhe çdo pjesëmarrje të mëtejshme që arrin ose tejkalon 20%, 33% ose 50% të të drejtave të votës ose pjesëmarrje në kapitalin e shoqërisë së sigurimit. Aksioneri, i cili ka marrë miratimin e parashikuar në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni njofton “Autoritetin”, edhe për zvogëlim të pjesëmarrjes së tij. Nëse shoqëria është bërë subjekt i njërës nga masat e parashikuara në nenin 127 të këtij ligji , operacioni i shitjes kryhet vetëm me autorizim të autoritetit. Çdo person fizik ose juridik që kërkon të blejë drejtpërsëdrjejti ose jo aksione në një shoqëri sigurimi i nënshtrohet kërkesave të nenit 18 të këtij ligji. “Autoriteti” përcakton me rregullore të tij dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e vendimit të parashikuar në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni, afatet e shqyrtimit dhe mënyrën e njoftimit të parashikuar në paragrafin e trete të këtij neni.
Neni 57 “Autoriteti” merr vendim, brenda 3 muajve nga data e depozitimit të kërkesave për zotërimin e pjesëmarrjes influencuese. “Autoriteti” miraton pjesëmarrjen influencuese nëse janë plotësuar kërkesat e parashikuara në Rregulloren e hartuar për këtë qëllim. “Autoriteti” refuzon kërkesën, nëse nuk plotësohen kërkesat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në fuqi. “Autoriteti” revokon miratimin e parashikuar në paragrafin e parë të nenit 56 të këtij ligji në rast se:
Neni 58 Shoqëria e sigurimit nuk lejohet të investoje shuma më të mëdha se 10% të kapitalit të saj në një ose disa persona juridikë jo bankarë, pa marrë më parë miratimin e “Autoritetit”. Shoqëria e sigurimit në rast se kërkon të investojë shuma më të mëdha se 10 % të kapitalit të saj në një ose disa persona juridikë jo bankar, bën kërkesë me shkrim në Autoritet. “Autoriteti” merr vendim në lidhje me paragrafin e dytë të këtij neni, brenda tre muajve nga data e plotësimit të kërkesave të përcaktuar me rregullore të tij.
Seksioni III Neni 59 Shoqëria e sigurimit ka të drejtë të zgjerojë ose kufizojë numrin e degëve në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi ka njoftuar më parë “Autoritetin”.
Seksioni IV Neni 60 “Autoriteti” publikon në buletin çdo vendim të tij të parashikuar në dispozitat e këtij kreu.
KREU IV Neni 61 Shoqëria e sigurimit organizohet si shoqëri anonime sipas ligjit “Për shoqëritë Tregtare”, përveç rasteve kur është parashikuar shprehimisht ndryshe në këtë ligj. Organet e shoqërisë së sigurimit janë:
Neni 62 Kushtet për të ushtruar funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës janë:
Kompetencat e Këshillit Mbikëqyrës përcaktohen në statutin e shoqërisë së sigurimit. Drejtoria përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtorët e Departamenteve. Anëtarët e Drejtorisë janë persona me vendbanim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë. Kompetencat e Drejtorisë përcaktohen në statutin e shoqërisë së sigurimit. Kushtet për të ushtruar funksionin e anëtarit të Drejtorisë janë ato të parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni. Anëtarët e drejtorisë kërkohet të kenë ekspëriencë jo më pak se tre vjet në drejtimin e shoqërive të sigurinnit ose; jo më pak se katër vjet në drejtimin e një shoqërie me aktivitet të ngjashëm ose; jo më pak se katër vjet në drejtimin e institucioneve të tjera financiare.
Neni 63 Në funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe në funksionin e anëtarit të Drejtorisë të një shoqërie sigurimi, emërohet ai person, i cili ka marrë më parë miratimin e “Autoritetit”. Kërkesa për ushtrimin e funksioneve referuar paragrafit të parë të këtij neni, shoqërohet me dokumente që vërtetojnë përmbushjen e kritereve të parashikuara në nenin 62 të këtij ligji. Autoriteti merr vendim brenda 15 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit të plotë.
Neni 64 Një person nuk ushtron funksionin e anëtarit të nëse:
Neni 65 Drejtoria e shoqërisë së sigurimit është përgjegjëse për:
Neni 66 Detyra e aktuarit në një shoqëri sigurimi kryhet vetëm nga aktuari i autorizuar nga “Autoriteti”. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj është e detyruar të emërojë aktuar të autorizuar dhe të njoftojë “Autoritetin” në lidhje me të. Kriteret, kushtet, për dhënien dhe tërheqjen e autorizimit të aktuarit, detyrat përcaktohen me rregullore të “Autoritetit”. “Autoriteti” informon shoqëritë e sigurimit për personat të cilët janë pajisur me autorizim për të kryer funksionin e aktuarit të autorizuar. “Autoriteti” informon shoqëritë e sigurimit për personat të cilëve u është tërhequr autorizimi për të kryer funksionin e aktuarit të autorizuar. Nëse shoqëria e sigurimit nuk emëron një aktuar të autorizuar brenda 3 muajve nga data e mbetjes së vendit bosh, ose emëron një person të paautorizuar, emërimi i aktuarit të autorizuar bëhet nga Autoriteti.
Neni 67 Aktuari i autorizuar nuk lejohet të ushtrojë detyrën e tij në një shoqëri sigurimi apo degë të shoqërisë së huaj kur:
Neni 68 Komiteti i Kontrollit të Brendshëm, është njësi organizative e shoqërisë së sigurimit. Kjo njësi funksionon e ndarë nga njësitë e tjera të strukturës organizative të shoqërive të sigurimit. Komiteti i Kontrollit të Brendshëm është organ që varet nga Këshilli Mbikëqyrës dhe raporton përpara tij. Këshilli mbikëqyrës përcakton rregullat e funksionimit dhe ushtrimit të kontrollit të brendshëm dhe miraton programin vjetor të kontrollit. Anëtari i Komitetit të Kontrollorit të Brendshëm nuk lejohet të miratojë asnjë funksion tjetër në shoqërinë e sigurimit.
Neni 69 Komiteti i Kontrollit të Brendshëm kryen një kontroll të plotë mbi veprimtarinë e shoqërisë së sigurimit dhe verifikon nëse shoqëria:
Komiteti i kontrollit të brendshëm ushtron detyrën e tij në përputhje me parimet profesionale dhe standardet e kontrollit të brendshëm, kodin e etikës profesionale dhe rregullat e funksionimit dhe ushtrimit të kontrollit të përcaktuara nga Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë së sigurimit.
Neni 70 Komiteti i kontrollit të brendshëm përgatit jo më pak se dy herë në vit një raport kontrolli i cili përmban:
Komiteti i kontrollit të brendshëm përgatit një raport vjetor që përmban të dhëna për realizimin e programit të veprimtarisë së tij. Raportet i paraqiten Drejtorisë dhe Këshillit Mbikëqyrës dhe më pas raporti vjetor i miratuar i paraqitet “Autoritetit” për t’u shprehur në lidhje me të. Nëse gjatë ushtrimit të kontrollit, komiteti i kontrollit të brendshëm konstaton që shoqëria e sigurimit ka shkelur rregullat e menaxhimit të rrezikut, dhe si pasojë rrezikohet aftësia paguese e saj, likuiditeti ose vazhdimësia e veprimtarisë, informon menjëherë Drejtorinë dhe Këshillin Mbikëqyrës.
Neni 71 Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj emëron si ekspertë kontabël të autorizuar, vetëm personat juridikë të miratuar nga “Autoriteti”. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë huaj është e detyruar të marrë miratimin e “Autoritetit”, për çdo ndryshim të shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar. Eksperti kontabël i autorizuar i shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj është shoqëri ekspertësh kontabël të autorizuar.
Neni 72 Raporti vjetor financiar i shoqërisë së sigurimit i nënshtrohet kontrollit dhe vërtetimit ligjor nga shoqëria e ekspertëve kontabël të autorizuar, e cila jep opinonin e saj. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj paraqet në “Autoritet” një kopje të raportit vjetor të shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar brenda 8 ditëve nga data e marrjes dhe jo më vonë se 31 Marsi i vitit pasardhës.
Neni 73 Shoqëria e ekspertëve kontabël të autorizuar kontrollon dhe vërteton ligjërisht nëpërmjet një raporti sipas standarteve dhe procedurave profesionale lidhur me paraqitjen e vërtetë dhe ligjore të:
“Autoriteti” ka të drejtë t’i kthejë raportin shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar nëse nuk është përgatitur në përputhje me paragrafin e parë të këtij neni, dhe ka të drejtë të caktojë një shoqëri tjetër të ekspertëve kontabël të autorizuar me shpenzimet e shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj për të hartuar një raport në përputhje me dispozitat e këtij neni.
Neni 74 Nëse shoqëria e ekspertëve kontabël të autorizuar gjatë ushtrimit të kontrollit konstaton që shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj ka shkelur rregullat e menaxhimit të rrezikut, dhe si pasojë rrezikohet aftësia paguese, likuiditeti, ose vazhdimësia e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj, informon menjëherë “Autoritetin”. “Autoriteti” ka të drejtë t'i kërkojë shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar të shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj çdo informacion mbi veprimtarinë. Shoqëria e ekspertëve kontabël të autorizuar është e çliruar nga sekreti profesional në dhënien e informacionit “Autoritetit”.
Neni 75 Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj publikon në një nga botimet periodike financiare raportin vjetor të saj brenda 15 ditëve nga data e miratimit të raportit vjetor nga “Autoriteti”, por jo më vonë se gjashtë muaj nga përfundimi i vitit kalendarik. Raporti vjetor përfshin bilancin vjetor, llogarine fitim-humbje dhe raportin përmbledhës të shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar.
KREU V Neni 76 Veprimtaria e ndërmjetësimit ushtrohet nga agjentet dhe brokerat. Për të ushtruar veprimtari ndërmjetësimi në Republikën e Shqipërisë, agjenti dhe brokeri pajisen me licencë nga “Autoriteti”. Veprimtaria e brokerit është e papajtueshme me veprimtarinë e agjentit.
Neni 77 Agjenti është një person fizik i licencuar nga “Autoriteti”, i cili vepron në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj. Shoqëria e Agjentëve krijohet si shoqëri anonime me seli në Republikën e Shqipërisë, e licencuar nga “Autoriteti” për të ushtruar veprimtari ndërmjetësimi në sigurime. Agjenti apo Shoqëria e Agjentëve e licencuar ushtron veprimtari vetëm në emër të një shoqërie sigurimi apo degës së shoqërisë së huaj me përjashtim kur në kontratën midis agjentit apo shoqëria e agjentëve dhe shoqërisë së sigurimit apo degës së shoqërisë së huaj, parashikohet ndryshe. Agjenti nuk ka të drejtë të autorizojë asnjë person tjetër që të nënshkruajë kontratën e sigurimit në emër dhe për llogari të tij. Në shoqërinë e agjentëve funksionet e agjentit ushtrohen në emër të shoqërisë të agjenteve nga persona fizikë, ortakë ose aksionerë që janë agjentë të licensuar nga “Autoriteti”. Agjenti apo shoqëria e agjenteve nuk lejohet të ushtrojnë njëkohësisht veprimtari ndërmjetësimi në sigurimin e jetës dhe të jo jetës. Shoqëria e agjenteve themelohet nga persona vendas ose të huaj. Shoqëria e agjenteve depoziton në “Autoritet” vendimin e regjistrimit të shoqërisë në regjistrin tregtar së bashku me aktin e themelimit dhe statutin e saj. Marrëdhëniet midis agjentit të licencuar apo shoqërisë së agjentëve dhe shoqërisë së sigurimit janë të përcaktuara në kontratën e lidhur ndërmjet tyre. Veprimtarinë e agjentit në sigurime mund ta ushtrojnë edhe ente të tjera që kryejne veprimtari në fushën e shërbimeve me kusht që të punësojnë agjentë të licensuar nga “Autoriteti”. Fusha e shërbimeve përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 78 Brokeri është një person fizik i autorizuar nga “Autoriteti”. Brokeri ushtron veprimtari ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime si person juridik.
Neni 79 Shoqëria e brokerimit themelohet si shoqëri anonime me seli qendrore në Republikën e Shqipërisë, e licensuar nga “Autoriteti” për të ushtruar veprimtari ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime me kapital minimal 10 milion lekë. Shoqëria e brokerimit e licensuar ushtron veprimtari ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime në emër dhe për llogari të të siguruarit. Shoqëria e brokerimit u shtron vetëm veprimtari ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime. Pavarësisht nga paragrafi i tretë i këtij neni, veprimtarinë e shoqërisë së brokerimit në sigurime mund ta ushtrojnë edhe bankat, pasi të kenë marrë më parë miratim nga Banka e Shqipërisë dhe të jenë licensuar nga “Autoriteti”. Shoqëria e brokerimit themelohet nga persona fizikë ose juridikë vendas ose të huaj. Shoqëria e brokerimit depoziton në Autoritet” vendimin e regjistrimit të shoqërisë në regjistrin tregtar së bashku me aktin e themelimit dhe statutin e saj. Në shoqërinë e brokerimit, funksionet e brokerit ushtrohen në emër të shoqërisë të brokerimit nga persona fizikë, ortakë ose aksionerë që janë broker të autorizuar nga “Autoriteti”. Shoqëria e brokerimit paguhet me komision nga shoqëria e sigurimit sipas kontratave të sigurimit të shitura për llogari të saj, përveçse kur me marrëveshje të lidhur midis shoqërisë së brokerimit dhe të siguruarit është parashikuar ndryshe.
Neni 80 Shoqëria e brokerimit duhet të zotërojë një garanci financiare, të barabartë me kufirin e kapitalit minimal të parashikuar në nenin 79 të këtij Ligji. Shoqëria e brokerimit përveç sa është parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, siguron në një shoqëri sigurimi përgjegjësitë profesionale të saj ndaj palëve të treta për mbulimin e përgjegjësive, për rastet e shkeljes së kushteve të kontratës së ndërmjetësimit, në një shumë jo më të vogël se 30 milion lekë për një rast sigurimi ose jo më të vogël se 60 milion lekë për të gjitha rastet e sigurimit në një vit kalendarik.
Neni 81 “Autoriteti” licencon ndërmjetësit në qoftë se plotësojnë:
Kriteret, procedura, afati i vlefshmërisë së liçencës, rastet e refuzimit të saj, si dhe rregullat e mbikëqyrjes së ndërmjetësve caktohen me VKM. Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit është e patransferueshme dhe e patregtueshme.
Neni 82 Në qoftë se i siguruari përfundon një kontratë sigurimi nëpërmjet agjentit apo shoqërisë së agjenteve, shoqëria e sigurimit, në emër të së cilës vepron agjenti apo shoqëria e agjentëve, është përgjegjëse e vetme për veprimet ose mosveprimet e agjentit apo shoqërisë së agjenteve në lidhje me të siguruarin. Shoqëria e sigurimit do të lidhë kontratë ndërmjetësimi vetëm me agjentë apo shoqëri agjentësh të licencuar në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe të këtij ligji. Agjenti apo shoqëria e agjentëve është përgjegjëse ndaj shoqërisë së sigurimit, për humbjet e shkaktuara të siguruarit, si rezultat i neglizhencës ose i keqinformimit të tij.
Neni 83 Shoqëria e brokerimit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime përfaqëson interesat e të siguruarve. Përpara lidhjes së kontratës shoqëria e brokerimit i jep të siguruarit shpjegime dhe këshilla lidhur me kushtet, afatet, kufizimet apo përjashtimet e kontratës dhe primit të sigurimit ose risigurimit. Shoqëria e brokerimit njofton shoqërinë e sigurimit ose degën e shoqërisë së huaj për propozimet e të siguruarit në lidhje me hyrjen në fuqi të kontratës së sigurimit ose risigurimit. Ai i paraqet të siguruarit kushtet e kontratës së sigurimit, rregullat e përcaktimit të primit. Shoqëria e brokerimit duhet të kontrollojë përmbajtjen e kontratës së sigurimit përpara lidhjes së saj. Shoqëria e brokerimit paguan menjëherë primet e grumbulluara nga të siguruarit pranë shoqërisë së sigurimit. Shoqëria e brokerimit është përgjegjëse ndaj të siguruarve, për humbjet që pësojne ata, kur këto shkaktohen nga neglizhenca ose keqinformimi i të siguruarit. Shoqëria e brokerimit i bën të ditur të siguruarit të gjitha marrëdhëniet juridike dhe ekonomike me një shoqëri të caktuar sigurimi, të cilat ndikojnë në paanshmërinë e shoqërisë së brokerimit me qëllim përmbushjen e detyrimeve kundrejt të siguruarve. Marrëdhëniet juridike dhe ekonomike në kuptim të paragrafit të gjashtë të këtij neni, do të konsiderohen marrëveshjet e shoqërisë së brokerimit të përfunduara me një shoqëri sigurimi, në bazë të të cilave një shoqëri brokerimi, ka të drejtën e një komisioni brokerimi të veçantë ose më të lartë për klasa ose shoqëri të caktura sigurimi.
Neni 84 Shoqëria e brokerimit ndërmjetëson për lidhjen e kontratave të sigurimit ose risigurimit vetëm me shoqëritë e sigurimit të licencuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Shoqëria e brokerimit nuk lejohet të ndërmjetësojë në lidhjen e kontratave të sigurimit ose risigurimit, të cilat janë në kundërshtim me nenin 157 të këtij ligji. Shoqëria e brokerimit nuk mund të jetë një aksioner i një shoqërie sigurimi dhe anasjelltas. Shoqëria e sigurimit do të lidhë kontratë për kryerjen e veprimtarisë së ndërmjetësimit vetëm me shoqëri brokerimi të licencuar nga “Autoriteti”, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Neni 85 “Autoriteti” tërheq licencën për ushtrim veprimtarie ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime në rastet kur:
Vendimi i “Autoritetit” për tërheqjen e licencës botohet në dy gazeta me qarkullim kombëtar brenda 5 ditëve nga data e marrjes së vendimit. Shoqëria e sigurimit dhe dega e shoqërisë së huaj detyrohen të zgjidhin kontratën e ndërmjetësimit, në rast së ndërmjetësit i është tërhequr licensa sipas parashikimeve të paragrafit të parë të këtij neni.
Neni 86 Vendimi i “Autoritetit” për tërheqjen e licencës së ndërmjetësit ankimohet në përputhje me parashikimet e dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
Neni 87 Shoqëria e huaj e ndërmjetësimit, ushtron veprimtari ndërmjetësimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, vetëm nëpërmjet degës të licensuar nga “Autoriteti”. Dispozitat e neneve të këtij kreu janë të zbatueshme edhe për degën e shoqërisë së huaj të ndërmjetësimit, e cila ushtron veprimtari ndërmjetësimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 88 Shoqëria e sigurimit detyrohet të mbajë regjistër të agjentëve dhe shoqërive të agjenteve me të cilët ka lidhur kontratë ndërmjetësimi. Shoqëria e sigurimit njofton menjëherë “Autoritetin”, kur lidh apo zgjidh një kontratë me një agjent apo shoqëri agjentësh. Shoqëria e brokerimit mban regjistër të brokerave të punësuar prej saj. Shoqëria e brokerimit mban regjistrin e shoqërive të sigurimit, me të cilat ka lidhur marrëveshje. Shoqëritë e brokerimit depozitojnë në “Autoritet” marrëveshjet e lidhura me shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit. “Autoriteti” mban regjistrin e agjentëve, shoqërive të agjentëve, shoqërive të brokerimit dhe degëve të shoqërive të huaja të ndërmjetësimit të licencuar prej tij.
Neni 89 “Autoriteti” licenson vlerësuesit e dëmeve, mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e tyre. Kriteret dhe kushtet për dhënien dhe tërheqjen e licensës së vlerësuesve të dëmeve përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. “Autoriteti” licenson konsulentët në sigurime, mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e tyre. Kriteret dhe kushtet, procedurat dhe afati i vlefshmërisë të dhënies së licencës si dhe rastet tërheqjes së licencës së konsulentëve në sigurime përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. “Autoriteti” mban regjistrin e vlerësuesve të dëmeve dhe konsulentëve në sigurime të licensuar prej saj si dhe njofton shoqëritë e sigurimit për personat që kanë marrë licencën. Shoqëria e sigurimit dhe dega e shoqërisë së huaj detyrohet të bëjë vlerësimin e dëmeve me vlerësues dëmesh të licensuar. Shoqëria e sigurimit pranon konsulence nga konsulentet të licensuar. “Autoriteti” informon shoqëritë e sigurimit dhe degën e shoqërisë së huaj për personat, të cilëve u është tërhequr licenca për të ushtruar veprimtaritë e parashikuara në paragrafin e parë dhe të tretë të këtij neni. Shoqëria e sigurimit dhe dega e shoqërisë së huaj detyrohen të zgjidhin kontratën me vlerësuesit e dëmeve dhe konsulentët në sigurime në rast se u është tërhequr licensa. Vendimi i “Autoritetit” për tërheqjen e licencës së vlerësuesve të dëmeve dhe konsulentëve në sigurime ankimohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
KREU VI Seksioni I Neni 90 Kapitali i shoqërive të sigurimit i quajtur “kapital” përbëhet nga kapitali themeltar dhe kapitali shtesë i shoqërisë së sigurimit. Ky kapital llogaritet referuar neneve të këtij kapitulli.
Neni 91 Në llogaritjen e kapitalit themeltar të një shoqërie sigurimi përfshihen elementët e mëposhtëm:
Në llogaritjen e kapitalit themeltar të një veprimtarie nuk do të përfshihen elementët e mëposhtëm:
Kapitali themeltar i një shoqërie sigurimi në mjete monetare, pa përfshirë kontributin në natyre, nuk mund të jetë më i vogël se përcaktimet e bëra në nenin 17 të këtij Ligji.
Neni 92 Në llogaritjen e kapitalit shtesë të një shoqërie sigurimi përfshihen elementët e mëposhtëm:
Instrumentat e borxhit të varur, janë letra me vlerë dhe instrumente të tjerë financiarë, të cilat në rast falimentimi ose likuidimi të emetuesit janë:
Neni 93 Shoqëria e sigurimit krijon dhe mban çdo vit fmanciar me burimet e veta rezervën e sigurisë në nivelet e përcaktuara më poshtë: a) jo më pak se 1/3 e fitimit të vitit ushtrimor, nëse fitimi nuk përdoret për mbulimin e humbjeve të trashëguara nga vitet e mëparshme; Rezervat e sigurisë janë aktivet që shërbejnë për të mbuluar përgjegjësitë afatgjata të shoqërisë se sigurimit. Ato janë akumulative dhe nuk tejkalojnë 30 % të totalit të primeve të grumbulluara në dy vitet e fundit. Kjo rezervë krijohet për të garantuar aftësinë paguese dhe fondin e garancisë të shoqërisë së sigurimit.
Neni 94 Kapitali i shoqërisë së sigurimit referuar nenenve 91, 92 dhe 93 të këtij Ligji llogaritet pasi zbriten elementët e mëposhtëme: a) investimet e shoqërisë së sigurimit në aksione dhe instrumete të borxhit të varur të emetuara nga një shoqëri tjetër sigurimi ose ente të tjera financiare, në të cilat shoqëria e sigurimit zotëron pjesëmarrje influencuese mbi 10 %;
Neni 95 Shoqëria e sigurimit investon kapitalin e saj në drejtimet e mëposhtme: a) pasuri të paluajtshme (toka dhe ndërtesa); Kufijtë e investimit të kapitalit të shoqërisë së sigurimit do të përcaktohen me rregullore të “Autoritetit”. Investimet financiare të shoqërisë së sigurimit në një bankë, në përputhje me shkronjën “b” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk lejohet të tejkalojnë 25 % të kapitalit të shoqërisë. Investimet financiare të shoqërisë së sigurimit në një person juridik jo bankar, në përputhje me shkronjën “b” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk lejohet të tejkalojnë 10% të kapitalit të shoqërisë.
Neni 96 Shoqëria e sigurimit, gjatë gjithë veprimtarisë së saj, duhet të zotërojë një kapital të mjaftueshëm, që përbën edhe aftësinë paguese të saj. Aftësia paguese i përgjigjet vlerës së aktiveve të shoqërisë së sigurimit, të lirë nga çdo detyrim ose përgjegjësi e parashikuar. Aftësia paguese e shoqërisë së sigurimit llogaritet në përputhje me nenin 91,92,93 dhe 94 të këtij kapitulli.
Neni 97 Kapitali i shoqërisë së sigurimit, që ushtron veprimtari sigurimi në klasat e jo-jetës, gjatë gjithë veprimtarisë së shoqërisë, nuk duhet të jetë më i ulët se niveli i kërkuar i aftësisë paguese të shoqërisë, i llogaritur me medoten me bazë primet ose me bazë dëmet. Niveli i kërkuar do të jete vlera më e madhe e përftuar nga Ilogaritjet. Pavarësisht nga sa është parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, vetëm për vitin e parë të veprimtarisë niveli i kërkuar i aftësisë paguese, llogaritet duke zbatuar metodën me baze primet. Kapitali i shoqërisë së sigurimit, që ushtron veprimtari sigurimi në klasat e jetës, gjatë gjithë veprimtarisë së shoqërisë, nuk duhet të jetë më i ulët se niveli i kërkuar i aftësisë paguese të shoqërisë, i llogaritur si shuma totale e rezultateve të përftuara nga medotat e përdorura. Mënyrat e llogaritjes së nivelit të kërkuar të aftësisë paguese për sigurimin e jetës dhe të jo jetës, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 98 Fondi i garancisë i shoqërisë së sigurimit është i barabarte me 1/3 e nivelit të kërkuar të aftësisë paguese. Pavarësisht nga paragrafi i parë i këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie sigurimi brenda klasave të sigurimit të jo jetës, nuk mund të jetë më i ulët sesa kufijtë minimalë të meposhtëm: a) 100 milionë lekë nëse shoqëria ushtron veprimtarinë në klasat 10,11,12,13 dhe 15 sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7 të këtij ligji. Pavarësisht nga paragrafi i parë i këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie sigurimi brenda klasave të sigurimit të jetës, nuk mund të jetë më i ulët sesa kufijtë minimalë të meposhtëm: 180 milionë lekë në fillim të veprimtarisë, nëse shoqëria ushtron veprimtarinë për sigurimin e jetës në klasat 19,20,21,22 dhe 23 sipas klasifikimit të parashikuar ne nenin 7 të këtij ligji; Pavarësisht nga paragrafi i parë i këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie sigurimi brenda klasave të sigurimit të jo jetës, nuk mund të jetë më i ulët sesa kufijtë minimalë të mëposhtëm: 180 milionë lekë nëse shoqëria ushtron veprimtari risigurimi. Kufiri minimal i fondit të garancisë të shoqërisë që mbulon rreziqet e disa klasave të sigurimit të Jo jetës, duhet të jetë i barabartë me vlerën e kufirit minimal të fondit të garancisë të klasës së sigurimeve për të cilin është parashikuar kufiri më i lartë. Fondi i garancisë depozitohet në një llogari bankare qëllimore me të njëjtin emër, në njërën nga bankat në territorin e Republikës së Shqipërisë, atje ku shoqëria ka selinë qendrore të saj. Fondi i garancisë investohet vetëm brenda sistemit bankar: bono thesari dhe depozita me afat maturimi jo më të vogël se 1vit. Administrimi dhe rastet e ndërhyrjes në fondin e garancisë së shoqërisë së sigurimit përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 99 Primi i sigurimit ose risigurimit përbëhet nga: a) Pjesa e llogaritur për mbulimin e rrezikut të marrë në sigurim;
Neni 100 Primet për mbulimin e rrezikut në sigurimin e detyrueshëm miratohet nga Ministri i Financave. Primet e sigurimit vullnetar përcaktohen nga vetë shoqëria e sigurimit. “Autoriteti”, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, kërkon bazat teknike të përdorura për llogaritjen e tarifave dhe primeve për të gjitha produktet e sigurimit vullnetar. “Autoriteti” për shoqëritë që ushtrojnë veprimtarinë e jetës ka të drejtë të rekomandojë bazën e të dhënave statistikore që do të përdoren në llogaritjen e primit. Shoqëria e sigurimit dhe ndërmjetësit në sigurime janë të detyruar të zbatojnë primet e sigurimit të detyrueshëm.
Seksioni II Neni 101 Shoqëria e sigurimit, në përputhje me veprimtarinë që ushtron, krijon provigjone teknike të mjaftueshme për të përmbushur përgjegjësitë që rrjedhin nga kontratat e sigurimit dhe risigurimit. Provigjonet teknike dhe matematike të shoqërisë së sigurimit krijohen përpara nxjerrjes së rezultatit financiar të vitit ushtrimor. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të krijojë provigjonet e mëposhtme: a) provigjone për primin e pafituar; krijohet për atë pjesë të primit të paguar, që i përket periudhës së rrezikut pas datës së mbylljes së vitit financiar. Provigjonet matematike do të llogariten si vlerësim aktuarial i nevojshëm, duke marrë parasysh të gjitha detyrimet e ardhshme të shoqërisë së sigurimit, të cilat vijnë nga kontratat individuate të sigurimit duke përfshirë edhe: (i) pagesat e garantuara, në të cilat personat e siguruar kanë të drejta; Në zgjedhjen e metodës së vlerësimit aktuarial, duhet të merren në konsideratë metoda e vlerësimit të aseteve në mbulim të provigjonive teknike që zbaton shoqëria e sigurimit. Provigjonet matematike duhet të llogariten për çdo kontratë sigurimi në veçanti. Perafrimet e epërshtatshme ose përgjithësimet mund të aplikohen vetëm kur dëshorohet që rezultati i arritur në kuptim të tyre do të jetë përafërsisht i njëjtë si ai i një llogaritjeje të veçantë. Kur në bazë të kontratës person i siguruar ka të drejtën e pagesës së vlerës së dorëzuar, provigjonet matematike të formuara duke iu referuar kësaj kontrate sigurimi nuk duhet të jenë nën vlerën e dorëzuar. Shoqëria e sigurimit që nënshkruan kontrata të sigurimit të jetës ose kontrata të sigurimit të jo jetës, për të cilat zbatohen tabelat e probabilitetit dhe llogaritje të njëjta me ato të sigurimit të jetës, krijojnë provigjone matematike për këto kontrata. Shoqëritë e sigurimit detyrohen që në shtojcën e raportit vjetor të japin një shpjegim të bazave dhe metodave të aplikuara në llogaritjen e provigjonive matematikore. Shoqëria e sigurimit që nënshkruan kontrata sigurimi, në të cilat rreziku i investimit mbahet nga person i siguruar, krijon provigjone për këtë qëllim. Bazat dhe metodat e llogaritjes, si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike dhe matematike përcaktohen me rregullore të “Autoritetit”.
Seksioni III Neni 102 Aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike janë aktivet e shoqërisë se sigurimit, të cilat shërbejnë për të mbuluar përgjegjësitë që rrjedhin nga kontratat e sigurimit ose risigurimit. Aktivet në mbulim të provigjoneve janë të barabarta me përgjegjësitë fmanciare të kontraktuara përsa i përket shumës dhe monedhës përkatëse. Aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike për përgjegjësitë e kontraktuara në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të gjenden në Republikën e Shqipërisë. “Autoriteti” ka të drejtë të autorizojë vendosjen e këtyre aktiveve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kur e gjykon të arsyeshme dhe të argumentuar. Aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike që gjenden në formën e kërkesave debitore konsiderohen të vendosura në shtetin ku ato realizohen.
Neni 103 Shoqëria e sigurimit investon provigjonet teknike dhe matematike në aktive të llojeve të ndryshme, që janë ekuivalente me provigjonet teknike të krijuara prej saj. Investimi i aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike bëhet në mënyrë të tillë që të sigurohet ruajtja e vlerës, përfitueshmëria dhe likuiditeti nga investimet. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të sigurojë ruajtjen e vlerës së investimeve të aseteve në mbulim të provigjoneve teknike me përgjegjesitë që rrjedhin nga kontratat e sigurimit, ndaj ekspozimit të rreziqeve të mundshme, si ndryshimi i normave të interesit, luhatjet e kursit të këmbimit valutor dhe rreziqe të tjera të tregut, në të cilat këto ndryshime do të kenë ndikim. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të sigurojë ruajtjen e vlerës së investimeve të aseteve në mbulim të provigjoneve matematike me përgjegjësitë që rrjedhin nga kontratat e sigurimit të Jetës, ndaj ekspozimit të luhatjeve të kursit të këmbimit valutor deri në masën 80 për qind. Shoqëria e sigurimit sa herë që investohen asetet në mbulim të provigjoneve teknike duhet të marrë në konsideratë maturimin e përgjegjësive që rrjedhin nga kontratat e sigurimit. Rregullat e vlerësimit të aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 104 Shoqëria e sigurimit detyrohet të ndajë aktivet në mbulim të provigjoneve Teknike dhe matematike nga aktivet e tjera të shoqërisë. Shoqëria e sigurimit detyrohet të mbajë regjistër të veçantë për evidentimin e aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike nga aktivet e tjera të shoqërisë. Shoqëria e sigurimit detyrohet të mbajë llogari të veçanta bankare, të miratuara paraprakisht nga “Autoriteti”, për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike dhe aktivet e tjera të shoqërisë.
Neni 105 Aktivet në mbulim te provigjoneve teknike dhe matematike investohen si më poshtë: 1. Investime; 2. Kërkesa debitore dhe kërkesa për dëmshpërblime: 3. Të tjera: Kategori të tjera investimesh të aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike dhe kufijtë maksimale të lejueshme të investimit të tyre përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave
Neni 106 “Autoriteti” ndalon përdorimin e lirë të aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike në qoftë se shoqëria e sigurimit nuk respekton dispozitat e neneve 101, 102, 103, 104 dhe 105 të këtij ligji. “Autoriteti” merr masat e nevojshme, që kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve, nënshkrues apo përfitues të kontratave të sigurimit. Në zbatim të paragrafit të parë të këtij neni, përcakton me rregullore të tij procedurat e ndalimit të lirë të pasurive të shoqërisë së sigurimit.
Seksioni IV Neni 107 Shoqëria e sigurimit është e detyruar të risigurojë në një shoqëri risigurimi përgjegjësitë që rrjedhin nga kontratat e sigurimit, të cilat në bazë të tabelave të mbulimit maksimal tejkalojnë mbulimin e mundshëm nga aktivet e shoqërisë së sigurimit. Shoqëria e sigurimit nuk mund të marrë në sigurim përgjegjësi që tejkalon mbulimin maksimal të saj. Mbulimi maksimal i shoqërisë se sigurimit përfaqëson tejkalimin me 10 % të kapitalit të shoqërisë për çdo rrezik të veçantë. Shoqëria e sigurimit detyrohet të lidhë marrëveshje risigurimi vetëm me shoqëri risigurimi që përmbushin nivelet ndërkombëtare të pagesës së dëmeve sipas kritereve të përcaktuara nga Autoriteti të listuara mbi bazën e vlerësimeve ndërkombëtare.
Neni 108 Shoqëria e sigurimit për çdo vit financiar është e detyruar të zbatojë një program të nevojave për risigurime. Programi i risigurimeve përmban: a) Tabelën e mbulimeve maksimale të hartuar në bazë të kapitalit të shoqërisë, provigjoneve statutore dhe primeve për çdo klasë sigurimi; Në llogaritjet referuar shkronjave “a” dhe “b” të paragrafit të dytë, shoqëria e sigurimit do të marrë në konsideratë: a) madhësinë e kapitalit dhe nivelin e kërkuar të aftësisë paguese; Shoqëria e sigurimit paraqet programin e risigurimeve të parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni tek “Autoriteti” jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga fillimi i vitit të ri financiar. “Autoriteti” shprehet për programin e risigurimeve të parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni, brenda 45 ditëve kalendarike nga data e depozimit të këtij programi në “Autoritet”. “Autoriteti” përcakton me rregullore kërkesat e paragrafit të dytë të këtij neni.
Neni 109 Shoqëria e sigurimit, për çdo klasë të sigurimeve, nuk do të bashkësigurojë një nivel rreziku që tejkalon aftësinë e saj të mbulimit, në përputhje me “tabelat e mbulimit maksimal” të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 108 të këtij ligji.
Neni 110 Shoqëria e sigurimit menaxhon aktivet e saj, në mënyrë të tillë që në çdo kohë të sigurojë shlyerjen e përgjegjësive që rrjedhin nga kontratat e nënshkruara të sigurimit. Shoqëria e sigurimit llogarit normat e likuiditetit dhe nivelin minimal të tyre mbi bazën e metodave të përcaktuara. Metodat e llogaritjes së normave të likuiditetit dhe nivelit minimal të likuiditetit përcaktohen me rregullore të “Autoritetit”.
Neni 111 “Autoriteti” ndalon shoqërinë e sigurimit të shpërndajë fitim nëse: a) aftësia paguese e shoqërisë së sigurimit ka rënë nën nivelin e kërkuar të aftësisë paguese;
Neni 112 Shoqëria e sigurimit është e detyruar të llogarisë dhe të kontrollojë çdo tre muaj: a) kapitalin e shoqërisë; Shoqëria e sigurimit depoziton një raport me të dhënat e kërkuara në paragrafin e parë të këtij neni brenda 30 ditëve kalendarike, nga fundi i çdo tre mujori.
Neni 113 Dispozitat e këtij kreu janë të zbatueshme edhe për degët e shoqërive të huaja, të licencuara për të ushtruar veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.
KREU VII Neni 114 Shoqëria e sigurimit mban kontabilitetin dhe përgatit raporte financiare në përputhje me dispozitat e ligjit të kontabilitetit. Shoqëria e sigurimit mban librat e kontabilitetit, regjistrat e kërkuara nga ky ligj dhe çdo libër tjetër të kërkuar nga “Autoriteti”, dokumentet vërtetuese të veprimeve financiare, dokumentet e veprimtarisë dhe regjistrime të tjera sipas dispozitave të legjislacionit ne fuqi.
Neni 115 Shoqëria e sigurimit dhe shoqëria e brokerimit paraqet ne “Autoritet” një llogaridhënie të detajuar të veprimtarisë së saj në përputhje me formën, listën dhe afatet e përcaktuara me udhëzim të “Autoritetit”
Neni 116 Shoqëria e sigurimit përgatit raporte financiare dhe raporte të tjera të veprimtarisë, për çdo vit kalendarik dhe i paraqet në “Autoritet” brenda 31 Marsit të vitit pasardhës. Përjashtim nga paragrafi i parë bëjnë shoqëritë e sigurimit që fillojnë veprimtarinë për herë të parë në gjashtëmujorin e dytë të vitit në vazhdim, të cilat mund të raportojnë në mbarim të vitit pasardhës. Shoqëria e sigurimit përgatit raporte financiare dhe raporte të tjera të veprimtarisë për periudha edhe më të shkurtëra se viti kalendarik, në zbatim të akteve ligjore në fuqi dhe regulloreve të “Autoritetit”. “Autoriteti” publikon raportet e përmbledhura financiare të shoqërisë së sigurimit së bashku me një raport të shkurtuar të ekspertit kontabël të autorizuar në buletinin periodik të tij.
Neni 117 Raportimi i shoqërisë së sigurimit përfshin edhe raportin e aktuarit të autorizuar, nëse primet, provigjionet teknike dhe investimi i tyre, fondi i garancisë, niveli i kërkuar i aftësisë paguese, aftësia paguese, kalimet në risigurim, janë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në fuqi.
Neni 118 Të gjitha transaksionet financiare dhe pagesat e dëmeve, që kryhen nga shoqëria e sigurimit vendase ose dega e shoqërisë së huaj, detyrimisht kryhen nëpërmjet bankave dhe degëve të bankave të huaja të licencuara në territorin e Republikës së Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara me aktet nënligjore në fuqi. Të gjitha transaksionet financiare që kryhen nga brokeri, shoqëria e brokerimit dhe dega e shoqërisë së huaj të brokerimit, detyrimisht kryhen nëpërmjet bankave dhe degëve të bankave të huaja të licencuara në territorin e Republikës së Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara me aktet nënligjore në fuqi. Shoqëria e sigurimit vendase ose dega e shoqërisë së huaj, brokeri, shoqëria e brokerimit, dhe dega e shoqërisë së huaj të brokerimit depozitojnë në “Autoritet” emrat e bankave dhe degëve të bankave të huaja, numrat e llogarive rrjedhëse dhe të depozitave me të cilat ata operojnë, në përputhje me paragrafn e parë dhe të dytë të këtij neni.
Neni 119 Dispozitat e këtij kapitulli janë të zbatueshme edhe për degët e shoqërive të huaja të licencuara për të ushtruar veprimtari sigurimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
KREU VIII Neni 120 “Autonteti” është i vetmi institution që mbikeqyr veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj, me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve. “Autoriteti” ushtron mbikëqyrje mbi veprimtarinë e shoqërisë së sigurimit, degën e shoqërisë së huaj të sigurimit, agjentëve, agjensive, brokerave, dhe shoqërive të brokerimit vendase ose të huaja. “Autoriteti” ushtron mbikëqyrje mbi veprimtarinë e subjekteve të tjera të licencuara prej saj. “Autoriteti” ushtron mbikëqyrje mbi veprimtarinë e personave juridike me të cilët shoqëria e sigurimit është pjesëmarrëse. Autoriteti ja do të ushtrojë këtë mbikëqyrje në bashkëpunim me autoritetet mbikëqyrëse të tyre.
Neni 121 Mbikeqyrja e shoqërisë së sigurimit ushtrohet nëpërmjet:
“Autoriteti” në kuadrin e mbikëqyrjes u kërkon shoqërive të sigurimit çdo nformacion dhe dokument që ka lidhje me veprimtarinë e saj. Shoqëria e sigurimit është e detyruar t’i vërë në dispozicion “Autoritetit” çdo dokument të kërkuar sipas paragrafit të dytë të këtij neni.
Neni 122 Shoqëria e sigurimit raporton dhe depoziton në “Autoritet” a) çdo propozim për ndryshim të të dhënave në regjistrin tregtar; Drejtoria e shoqërisë se sigurimit njofton menjëherë me shkrim “Autoritetin” kur: a) likuiditeti ose aftësia paguese e shoqërisë së sigurimit rrezikohet; “Autoriteti” ne përputhje me kete nen, harton rregulla të detajuara për përmbajtjen, mënyrën dhe afatet e raportimit.
Neni 123 “Autoriteti”, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, merr ndaj shoqërisë së sigurimit këto masa: a) vendos sanksione
Neni 124 “Autoriteti” nxjerr urdhër për eliminimin e shkeljeve në qoftë se gjatë mbikëqyrjes së veprimtarisë së “Autoriteti” shoqërisë së sigurimit konstaton se: a) anëtari i Drejtorisë nuk ka marrë miratimin e përcaktuar sipas nenit 63 të këtij ligji; “Autoriteti” përcakton afatet e eliminimit të shkeljeve të parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni.
Neni 125 Shoqëria e sigurimit, brenda afatit të përcaktuar nga “Autoriteti” i paraqet atij një raport të detajuar për masat e marra për eliminimin e shkeljeve. “Autoriteti”, me marrjen e raportit të parashikuar në paragrafin e parë, verifikon eliminimin e shkeljeve. “Autoriteti” merr vendim brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e raportit për eliminimin e shkeljeve.
Neni 126 “Autoriteti” nëse gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes së veprimtarisë të shoqërisë së sigurimit konstaton shkelje të rënda të rregullave të menaxhimit të rrezikut, përveç urdhërit për eliminimin e shkeljeve të parashikuara në paragrafin e parë të nenit 124 të këtij ligji, urdhëron Drejtorinë e shoqërisë së sigurimit: c) të hartojë një plan për të arritur nivelin e kërkuar të aftësisë paguese të shoqërisë; “Autoriteti” urdhëron Këshillin Mbikëqyrës të shkarkojë një ose disa anëtare të Drejtorisë dhe zëvendësimin e tyre brenda një periudhe 1 mujore. Personat e komanduar, si anëtarë të Drejtorisë dhe të miratuar nga “Autoriteti”, nuk mund të shërbejnë në këtë post më shumë se një periudhë 1 mujore. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji konsiderohen shkelje të rënda të rregullave të menaxhimit të rrezikut nëse: a) aftësia paguese e shoqërisë ka rënë nën nivelin e kërkuar; “Autoriteti” rast pas rasti me vendim të tij përcakton afatet e përmbushjes së masave korrigjuese, të cilat në asnjë rast nuk duhet të jenë jo më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 3 muaj nga data e marrjes së vendimit.
Neni 127 “Autoriteti” urdhëron shoqërinë e sigurimit të paraqesë për miratim një plan afatgjatë për vendosjen e gjendjes financiare të qendrueshme në qoftë se aftësia paguese e shoqërisë ka rënë nën nivelin e kërkuar, parashikuar në nenet 96 dhe 97 të këtij ligji. Shoqëria e sigurimit duhet të paraqesë në “Autoritet” planin afatgjatë brenda 3 muajve nga data e marrjes së urdhërit. Plani financiar afatgjatë duhet të përfshijë objektivat dhe mënyrën e realizimit të tyre, në tre vjetet e ardhshëm dhe përfshin: a) vlerësimin e shpenzimeve administrative, në veçanti shpenzimet e përgjithshme dhe komisionet; “Autoriteti”, gjithashtu, ka të drejtë të marrë masat e parashikuara në nenin 106 të këtij ligji, në qoftë se aftësia paguese e shoqërisë bie nën minimumin e fondit të garancisë së parashikuar në nenin 98 të këtij ligji. “Autoriteti”, në kuptim të paragrafit të tretë të këtij neni, i kërkon shoqërisë së sigurimit që të paraqesë për miratim një plan financiar afatshkurtër brenda një muaji nga data e marrjes së urdhërit të “Autoritetit”. “Autoriteti” men vendim, për miratimin ose refuzimin e planit financiar afatshkurtër brenda 1 muaj nga paraqitja a e tij.
Neni 128 “Autoriteti” terheq licencën e dhënë nëse: a) shoqëria e sigurimit nuk ka eleminuar shkeljet e parashikuara në nenin 124 të këtij ligji; Tërheqja e licencës mund të jetë e pjesshme ose tërësore. “Autoriteti” tërheq licencën për të ushtruar veprimtari sigurimi dhe për klasa të veçanta.
Neni 129 Vendimi i “Autoritetit” për tërheqjen e licencës i njoftohet shoqërisë së sigurimit brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes se vendimit. Shoqëria e sigurimit me marrjen e njoftimit për tërheqjen e licencës nuk duhet: a) të lidhë kontrata të reja sigurimi; Shoqëria e sigurimit brenda 10 ditëve kalendarike depoziton në “Autoritet” licencën. Shoqëria e sigurimit vazhdon të jetë subjekt i dispozitave të këtij ligji edhe pas tërheqjes së licencës nga “Autoriteti”.
Neni 130 Shoqëria e sigurimit bën ankim brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të tërheqjes së licencës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Neni 131 Vendimi për tërheqjen tërësore ose pjesore të licencës për ushtrim veprimtarie sigurimi, botohet në Fletoren Zyrtare dhe dy gazeta kombëtare me tirazh më të madh.Vendimi për rastet e parashikuar në nenin 130 të këtij Ligji, publikohet pasi ka marrë formë të prere.
KREU IX Seksioni I Neni 132 “Autoriteti” merr vendim për administrimin e përkohshëm të shoqërisë së sigurimit me qëllim rikthimin e saj në një situatë të shëndoshë financiare nëse: a) Shoqëria e sigurimit e urdhëruar të marrë masat në përputhje me nenin 126 të këtij ligji nuk ka filluar zbatimin e këtyre masave ose nuk ka zbatuar këto masa sipas afateve të përcaktuara nga “Autoriteti”; “Autoriteti” zgjedh dhe emëron administratorin e përkohshëm që do të marrë në administrim dhe kontroll shoqërinë e sigurimit. “Autoriteti” përcakton periudhën kohore të administrimit të përkohshëm, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se 12 muaj.
Neni 133 “Autoriteti” emëron një ose disa Administratorëe të Përkohshëem dhe përcakton përgjegjësitë dhe kompetencat e tij brenda 10 dite kalendarike nga marrja e vendimit. Paga e Administratorit të Përkohshëm, shpenzimet për ushtrimin e funksioneve të tij në lidhje me administrimin e përkohshëm përballohen nga shoqëria e sigurimit.
Neni 134 Në datën e marrjes së njoftimit për vendimin e “Autoritetit” në lidhje me administrimin e përkohshëm të shoqërisë, përgjegjësitë dhe kompetencat e anëtarëve të Drejtorisë, të Këshillit Mbikëqyrës, asamblesë së aksionereve pezullohen për gjatë periudhës së Administrimit të përkohshëm. “Autoriteti” udhëzon Administratorin e Përkohshëm për menaxhimin e shoqërisë, e detyrueshme për t’u zbatuar prej tij; Dispozitat e këtij ligji në lidhje me Drejtorinë e shoqërisë janë të zbatueshme dhe për Administratorin e Përkohshëm nëse nuk përcaktohet ndryshe nga “Autoriteti” në udhëzimet e parashikuara;
Neni 135 Anëtaret e Drejtorisë të shoqërisë së sigurimit detyrohen të vënë në dispozicion të Administratorit të Përkohshëm të gjitha dokumentet e veprimtarisë së sigurimit të shoqërisë dhe të përgatisin një raport mbi gjendjen e saj; Anëtarët e Drejtorisë të shoqërisë së sigurimit, me kërkesën e Administratorit të Përkohshëm, detyrohen të japin informacion me shkrim dhe raporte shtesë për veprimtarinë e shoqërisë së sigurimit; Administratori i Përkohshëm ka të drejtë të shkarkojë çdo person që refuzon të japë informacionin e kërkuar sipas paragrafit të parë dhe të dytë të këtij neni.
Neni 136 Administratori i Përkohshëm raporton periodikisht në “Autoritet” për ecurinë e administrimit të përkohshëm. Afatet dhe forma e raportimit periodik përcaktohen rast pas rasti nga “Autoriteti” Administratori i Përkohshëm detyrohet çdo tre muaj t’i paraqesë “Autoritetit” një raport të gjendjes financiare të shoqërisë, si dhe të ecurisë së veprimtarisë së saj në kushtet e administrimit të përkohshem. Administratori i Përkohshëm është i detyruar që brenda 9 muajve nga data e emërimit të tij, të përgatisë dhe t’i paraqesë “Autoritetit” një raport mbi gjendjen financiare, ecurinë e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit në kushtet e administrimit të përkohshëm, vlerësimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe mundësive për vazhdimësinë ose jo të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit.
Neni 137 “Autoriteti”, në bazë të raporteve të Administratorit të Përkohshëm dhe në përputhje me paragrafin e parë dhe të dytë të nenit 136 të këtij ligji, kur e çmon të nevojshme, urdhëron Administratorin e Përkohshëm të thërrasë Asamblenë e Jashtëzakonshme të Aksionereve të shoqërisë, dhe t’i kërkojë rritjen e kapitalit themeltar. Administratori i përkohshëm është i detyruar të thërrasë mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve jo më vonë se 10 dite pas marrjes së urdhërit të “Autoritetit” sipas paragrafit të parë të këtij neni. Administratori i Përkohshëm vë në dijeni Asamblenë e Jashtëzakonshme të Aksionerëve se në rast se refuzohet rritja e kapitalit themeltar sipas paragrafit të parë të këtij neni, shoqëria në zbatim të pikes (ç) të nenit 154 të këtij ligji kalon në falimentim.
Neni 138 “Autoriteti” bën vlerësimin e rezulateve të administrimit të përkohshëm çdo 3 muaj. “Autoriteti” harton një raport vlerësimi përfundimtar të administrimit të përkohshëm brenda 3 muajve nga marrja e raportit, parashikuar në paragrafim e tretë të nenit 136 të këtij ligji. “Autoriteti” vendos për përfundimin e administrimit to përkohshëm nëse: a) vlerëson se gjendja financiare e shoqërisë së sigurimit është përmirësuar gjatë periudhës së administrimit të përkohshëm; “Autoriteti” nëse vlerëson, se gjatë periudhës së administrimit të përkohshëm nuk janë përmbushur kërkesat e parashikuara në paragrafin e tretë të këtij neni, vendos për fillimin e procedurave të likuidimit ose përcakton kushtet për fillimin e procedurave të falimentimit.
Seksioni II Neni 139 Nëse aksionerët e një shoqërie sigurimi vendosin vullnetarisht të kalojnë shoqërinë në likuidim, shoqëria duhet të njoftojë më parë “Autoritetin”. “Autoriteti” pranon likuidimin vullnetar dhe merr masa për mbrojtjen e interesave të të siguruarve.
Neni 140 “Autoriteti” vendos për fillimin e procedurave të likuidimit nëse: a) është terhequr licenca e shoqërisë së sigurimit për të ushtruar veprimtari sigurimi; “Autoriteti” vendos për fillimin e procedurave të likuidimi brenda 20 ditëve kalendarike nga: a) data e marrjes së vendimit për tërheqjen e licensës, parashikuar në shkronjën (a) të paragrafit të parë të këtij neni; Autoriteti” depoziton një kërkesëpadi prane Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për fillimin e procedurave të likuidimit.
Neni 141 Gjykata e Shkallës së Parë, Tirana, është gjykata kompetente për fillimin dhe zbatimin e procedurave të likuidimit. Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, emëron dy ose më shumë likuidatorë. Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, vendos për hapjen e procedurave të likuidimit brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së kërkesëpadisë nga “Autoriteti”.
Neni 142 Vendimi i gjykatës për fillimin e procedurave të likuidimit përmban: a) emrin e shoqërisë së sigurimit, adresën e selisë qendrore, numrat e llogarive bankare; Në bazë të vendimit për fillimin e procedurave të likuidimit, shoqëria regjistrohet në regjistrin tregtar si shoqëri në likuidim e sipër.
Neni 143 Kreditorët informohen për fillimin e procedurave të likuidimit nëpërmjet njoftimit publik. Njoftimi për vendimin e gjykatës botohet në Fletoren Zyrtare, në buletinin e gjykatës dhe të paktën në dy gazeta të përditshme kombëtare përgjatë 5 ditëve të njëpasnjëshme jo më vonë se 3 ditë kalendarike nga data e marrjes së vendimit të gjykatës. Njoftimi i likuidimit përmban: a) gjykata që ka dhënë vendimin; Vendimi i gjykatës për fillimin e procedurave të likuidimit i njoftohet “Autoritetit”, shoqërisë së sigurimit, bankave me të cilat shoqëria kryen transaksione bankare.
Neni 144 Shoqëria e sigurimit me marrjen e njoftimit për fillimin e procedurave të likuidimit ndalohet: a) të lidhë kontrata të reja sigurimi Pavarësisht nga paragrafi i parë i këtij neni, shoqëria e sigurimit mund të lidhë kontrata të nevojshme për kthimin e aktiveve në likuiditet me miratimin paraprak të likujdatorit.
Neni 145 Të gjithë kompetencat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Drejtorisë dhe Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit, si dhe të drejtat e Asamblesë së Aksionerëve përfundojnë nga data e vendimit për fillimin e procedurave të likuidimit.
Neni 146 Likuidatori përgatit bilanc dhe raport sqarues në lidhje me zërat e bilancit të shoqërisë në likuidim brenda 30 ditëve kalendarike nga data e fillimit të procedurave të likuidimit. Likuidatori paraqet në gjykatën kompetente dhe në “Autoritet” bilancin dhe raportin sipas paragrafit të parë të këtij neni brenda 15 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të përcaktur në paragrafin e parë të këtij neni.
Neni 147 Likuidatori ka të drejtat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së shoqërisë së sigurimit. Likuidatori përfaqëson shoqërinë e sigurimit. Likuidatorit dhe personat e emëruar për të përfaqësuar ose ndihmuar atë, nuk mund t’u paguhen shuma më të mëdha se ato që u janë paguar punonjësve të shoqërisë së sigurimit për shërbime të ngjashme. Likuidatori nënshkruan në të gjitha aktet e dokumentet e nxjerra nga shoqëria, të cilat përmbajnë emërtimin e saj, duke u pasuar nga shënimi “shoqëri në likuidim”.
Neni 148 Vlefshmëria e kontratave të sigurimit të lidhura me shoqërinë e sigurimit do të përfundojë pas 30 ditësh kalendarike nga dita e fillimit të procedurave të likuidimit.
Neni 149 Likuidatori përcakton detyrimet ndaj kreditorëve, pretendimet e personave të tretë ndaj shoqërisë së sigurimit në likuidim, përgjegjësitë e mbetura pezull të të siguruarve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit dhe kthen në likujditet aktivet e mbetura. Likuidatori përgatit një regjistër në përputhje me paragrafin e parë të këtij neni, të cilin e paraqet në gjykatën kompetente dhe në “Autoritet”. Likuidatori njofton gjykatën kompetente për kthimin në likuiditet të aktiveve të mbeturave dhe i propozon asaj shpërndarjen e tyre. Gjykata kompetente merr vendim për shpërndarjen e likuiditeteve kreditorëve, pretendimet e të cilëve janë pranuar.
Neni 150 Shpërndarja e likuiditeteve bëhet sipas përparësive të mëposhtme: a) pagesat e shpenzimeve të domosdoshme dhe të arsyeshme për kryerjen e procedurave të likuidimit; Nëse likuiditëtet janë të pamjaftueshme për të bërë pagesat e plota sipas përparësive të parashikuara në paragrafm e parë të këtij neni, këto pagesa zvogëlohen proporcionalisht. Likuiditetet e mbetura, pasi janë plotësuar kërkesat e paragrafit të parë të këtij neni, ndahen midis aksionerëve të shoqërisë së sigurimit në raport me vlerën nominale të aksioneve.
Neni 151 Në rastet e likuidimit të shoqërisë së sigurimit të jetës, aktivet në mbulim të provigjoneve matematike do të përdoren për të mbuluar vetëm përgjegjësitë që burojnë nga kontratat e sigurimit të jetës.
Neni 152 Likuidatori paraqet ne “Autoritet” raporte ne lidhje me ecurine e procedurave të likuidimit çdo tre muaj.
Neni 153 Me përfundimin e procedurave të likuidimit, shoqëria e sigurimit ç’regjistrohet nga regjistri tregtar.
Seksioni III Neni 154 “Autoriteti” vendos për fillimin e procedurave të falimentimit nëse: a) në bazë të raportit, parashikuar në nenin 136 të këtij ligji, vlerëson se gjatë administrimit të përkohshëm gjendja financiare e shoqërisë nuk është përmirësuar dhe shoqëria nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet ndaj kreditorëve; c) shoqëria e sigurimit ndodhet në gjendjen e mbingarkesës me boxhe e për pasojë nuk ka mundësi të vazhdojë veprimtarinë dhe të përmbushë detyrimet e kreditorëve në datën e maturimit; ç) Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve refuzon propozimin e parashikuar në paragrafin e parë të nenit 137 të këtij ligji;
Neni 155 “Autoriteti” depoziton një kërkesëpadi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për fillimin e procedurave të falimentimit brenda 5 ditëve kalendarike nga dita e marrjes së vendimit. Të drejtën për kërkesëpadi për fillimin e procedurës së falimentimit e kanë kreditorët dhe likuiditorët e shoqërisë së sigurimit. Gjykata i dërgon “Autoritetit” një kopje të kërkesëpadisë nëse kjo kërkesë është ngritur nga kreditorët. Për procedurat e mëtejshme të falimentimit do të zbatohen dispozitat e neneve 142, 143,144, 145,146,147,148, 149,150, 151,152,153 të këtij ligji.
KREU X Neni 156 Shoqëritë e sigurimit, dega e shoqërisë së huaj dhe ndërmjetësit detyrohen: a) të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me profesionalizëm, kujdes dhe përkushtim ndaj të siguruarve; Shoqëria e sigurimit, dega e shoqërisë së huaj dhe ndërmjetësi nuk duhet të japin informata ose të bëjnë prezantime që keqinformojnë ose mashtrojnë konsumatorin.
Neni 157 Kontrata e sigurimit që mbulon rreziqe në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç sa është parashikuar në Kodin Civil, përmban të dhënat e mëposhtme: a) ngjarjet e përjashtuara; Kontrata e sigurimit për rreziqet që mbulojnë klasën 17 sipas klasifikimit të bërë në nenin 7 të këtij Ligji, duhet të përfshijë mbulimin e shpenzimeve të përfaqësimit ligjor.
Neni 158 Shoqëria e sigurimit dhe brokerimit detyrohet që gjatë përiudhës së vlefshmërisë së kontratës të njoftojë të siguruarin si më poshtë për: a) çdo ndryshim të emrit, adresës së selisë së saj dhe degëve nëpërmjet të cilave janë përfunduar kontratat e sigurimit; Çdo ndryshim në kushtet e kontratës së sigurimit gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj duhet të bëhet vetëm me shkrim dhe e nënshkruar nga palët.
Neni 159 Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës së sigurimit formulohen në gjuhën shqipe, të shprehura qartë dhe lehtësisht të kuptueshme.
Neni 160 Shoqëria e sigurimit, dega e shoqërisë së huaj paguan interes mbi dëmshpërblimet e llogaritura, të barabartë me normat e interesit të depozitave bankare, në tejkalim të afatit të parashikuar dhe nënshkruar në kontratën e sigurimit për pagimin e dëmit. Interesi i llogaritur mbi dëmshpërblimin në tejkalim të afatit të pagimit të dëmit, bëhet duke ju referuar normave të interesit të depozitave të shpallur nga Banka e Shqipërisë në raport me periudhën e vonesës dhe llojin e monedhës.
Neni 161 Shoqëria e sigurimit dhe ndërmjetësit janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave që kanë të bëjnë me të siguruarit, të dhëna me të cilat njihen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Të njëjtin detyrim për ruajtjen e konfidencialitetit të parashikuar në paragrafm e parë të këtij neni ka edhe “Autoriteti” në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të tij.
Neni 162 Anëtaret e Drejtorisë, Këshillit Mbikëqyrës, aksionerët, të punësuarit dhe çdo person tjetër i shoqërisë së sigurimit dhe ndërmjetësimit, ndalohen të përdorin të dhënat konfidenciale për qëllime personale dhe dhënien e tyre personave të tretë. Ruajtja e konfidencialitetit nuk do të respektohet nëse: a) i siguruari miraton shprehimisht me shkrim nxjerrjen e tyre; Të punësuarit e “Autoritetit” detyrohen të ruajnë konfidencialitetin në ushtrimin e detyrave të tyre.
Neni 163 Shoqëria e sigurimit krijon sistemin e brendshëm të trajtimit të ankesave të të siguruarve. Ankesat e të siguruarve trajtohen në mënyrë të paanshme dhe brenda afateve të përcaktuara nga shoqëria. I siguruari ka të drejtë t’i drejtohet “Autoritetit” nëse mbetet i pakënaqur nga trajtimi i ankesës nga shoqëria e sigurimit. “Autoriteti” gëzon të drejtën kur e çmon të nevojshme t’i kthejë për rishqyrtim shoqërisë së sigurimit çështjen e ankimuar. Procedura e ankimimit në “Autoritet” përcaktohet me rregullore të tij.
KREU XI Neni 164 Çdo shkelje e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.
Neni 165 1. “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 1 500 000 - 2 000 000 lekë ndaj shoqërisë së sigurimit për këto shkelje: a) kur shoqëria e sigurimit ushtron veprimtari në kundërshtim me dispozitat e neneve 4 e 9 të këtij ligji; “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 300 000 - 400 000 lekë ndaj personit përgjegjës të shoqërisë së sigurimit për shkelje të paragrafit të parë të këtij neni. Përveç sa është parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni, “Autoriteti” ka të drejtë të pezullojë personin përgjegjës nga funksioni që mban në shoqërinë e sigurimit për një përiudhe njëvjeçare. 2. “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 800 000 - 1 000 000 lekë ndaj shoqërisë së sigurimit për këto shkelje: a) kur shoqëria e sigurimit nuk ka raportuar të “Autoriteti” sipas dispozitave të parashikuara në nenin 72 të këtij ligji; “Autoriteti” vendos sanskione me gjobë nga 100 000 - 200 000 lekë ndaj personit përgjegjës të shoqërisë së sigurimit për shkelje të paragrafit të parë të këtij neni. Përveç sa është parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni, “Autoriteti” ka të drejtë të pezullojë personin përgjegjës nga funksioni që mban në shoqërinë e sigurimit për një përiudhë njëvjeçare.
Neni 166 “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 300 000 - 400 000 lekë ndaj anëtarëve të drejtorisë për shkeljet e mëposhtme: a) kur anëtari i drejtorisë nuk ka raportuar në “Autoritet” sipas parashikimeve të dispozitave të paragrafit të peste të nenit 65 të këtij ligji;
Neni 167 “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 200 000 - 300 000 lekë ndaj agjentëve dhe shoqërive të agjentëve për shkeljet e mëposhtme: a) kur agjenti a shoqëria e agjentëve ka shkelur dispozitat e paragrafit të pestë të nenit 100 të këtij ligji; “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 30 000 - 50 000 lekë ndaj personit përgjegjës të shoqërisë së agjentëve për shkelje të paragrafit të parë të këtij neni.
Neni 168 “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 800 000 - 1 000 000 lekë ndaj brokerave dhe shoqërive të brokerimit për shkeljet e mëposhtme: a) kur brokeri ose shoqëria e brokerimit ka shkelur dispozitat e paragrafit të tretë të nenit 78 të këtij ligji; “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 50 000 - 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës të shoqërisë së brokerimit, për shkelje të paragrafit të parë të këtij neni.
Neni 169 “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 50 000 -100 000 lekë ndaj aktuarëve të autorizuar atëherë kur aktuari i çertifikuar ka shkelur dispozitat e nenit 117 të këtij ligji.
Neni 170 Personat, që kanë shkelur dispozitat e paragrafit të dytë të nenit 8 të këtij ligji, denohen sipas dispozitave të Kodit Penal.
Neni 171 “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 100 000 - 150 000 lekë ndaj shoqërisë së sigurimit që ka shkelur dispozitat e nenit 161 të këtij ligji. “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 20 000 - 50 000 lekë ndaj personave përgjegjës të shoqërisë së sigurimit që kanë shkelur dispozitat e paragrafit të parë të nenit 162 të këtij ligji. “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 50 000 - 100 000 lekë ndaj shoqërisë së agjentëve a shoqërive të brokerimit që kanë shkelur dispozitat e nenit 161 të këtij ligji. “Autoriteti” vendos sanksione me gjobë nga 10 000 - 30 000 lekë ndaj agjentit, brokerit, personave përgjegjës të shoqërisë së agjentëve dhe shoqërisë së brokerimit që kanë shkelur dispozitat e paragrafit të parë të nenit 162 të këtij ligji.
Neni 172 “Autoriteti”, në rast përsëritjeje të shkeljeve, vendos dyfishimin e sanksioneve të parashikuara në nenet 165, 166, 167, 168, 169, 170 e 171 të këtij ligji dhe mund të vendosë: a) shkarkimin e personit përgjegjës nga funksioni që mban në shoqërinë e sigurimit, risigurimit dhe të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime;
Neni 173 “Autoriteti” njofton shoqërinë e sigurimit, risigurimit a ndërmjetësimit në sigurime e risigurime dhe personat përgjegjës për çdo sanskion të dhënë në përputhje me nenet 165, 166, 167, 168, 169, 170 e 171 brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit dhe kthim përgjigjeje për marrje njoftimi nga ana e tyre.
Neni 174 Shumat e gjobave për sanksionet e parashikuara në nenet 165, 166, 167, 168, 169, 170 e 171 të këtij ligji, derdhen në një llogari bankare të veçantë të “Autoritetit” brenda 20 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të parashikuar në nenin 173 të këtij ligji. “Autoriteti” derdh në buxhetin e shtetit 80 për qind të shumës brenda 15 ditëve kalendarike pas datës së arkëtimit të saj. Shoqëria e sigurimit, risigurimit dhe e ndërmjetësimit në sigurime e risigurime, për çdo ditë vonesë nga afati i parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, paguan një interes në masën 0.01 për qind të shumës së gjobës.
Neni 175 Shoqëria e sigurimit, risigurimit, e ndërmjetësimit në sigurime e risigurime dhe personi përgjegjës ndaj të cilëve është vendosur një sanksion, ka të drejtë të bëjë ankim në përputhje me parashikimet e dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
Neni 176 “Autoriteti” publikon sanksionet e marra ndaj shoqërisë së sigurimit, risigurimit e ndërmjetësimit në sigurime e risigunime, pasi kanë marrë formë të prerë, në tri gazeta me tirazh më të madh dhe në masmedia.
KREU XII Neni 177 Shoqëritë e sigurimit dhe/ose risigurimit të licensuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari në përputhje me licensën e dhënë. Shoqëria e sigurimit dhe/ose risigurimit, e përmendur në paragrafin e parë të këtij neni do të ushtrojë veprimtarinë në përputhje me dispozitat e këtij ligji, menjëherë pas hyrjes në fuqi të tij. Shoqëria e sigurimit dhe/ose risigurimit, e licensuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet të arrijë kufijtë e fondit të garancisë, të parashikuara në nenin 98 të këtij ligji brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Shoqëria e sigurimit dhe/ose risigurimit, e përmendur në paragrafin e parë, merr miratimin në “Autoritet” për drejtorin e Përgjithshëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e tij. Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë së sigurimit dhe/ose risigurimit, që ushtron këtë funksion për jo më pak se dy vjet, me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të vazhdojë ta mbajë këtë funksion.
Neni 178 “Autoriteti” ka të drejtë të autorizojë një shoqëri sigurimi dhe/ose risigurimi të ushtrojë në të njëjtën kohë veprimtari sigurimi Jete dhe Jo-Jete për sa kohë që nuk do të jetë themeluar ndonjë shoqëri e veçantë për sigurimin e jetës. Shoqëria detyrohet të mbajë llogari të veçantë për sigurimin e jetës, të administrojë veças fondet e pagesat për këtë sigurim dhe të përcaktojë veças rezultatet përfundimtare.
Neni 179 Ndërmjetësit e licensuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari ndërmjetësimi në përputhje me licensën e dhënë.
Neni 180 Për subjektet që janë në proces licensimi dhe miratimi nga “Autoriteti”, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara në dispozitat e këtij ligji.
Neni 181 Ligji nr.8081, datë 7.3.1996, “Për veprimtarinë e sigurimit dhe/ose risigurimit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 182 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, në zbatim të neneve 11, 77, 81, 89, 97, 98, 103 dhe 105 të këtij ligji, të nxjerre aktet nënligjore përkatëse.
Neni 183 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI |







